Kryefaqja Meshkujt 7 këshilla për të rritur testosteronin në mënyrë natyrale

7 këshilla për të rritur testosteronin në mënyrë natyrale

0
Shpërndaje

Një nivel i ulët i testosteronit mund të ndikojë si në cilësinë e jetës, ashtu edhe në shëndet. Kjo mund të shkaktojë lodhje, probleme emocionale, pagjumësi, përqendrim të ulët, ulje të dendësisë së kockave dhe rritjen e yndyrës në trup

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Testosteroni është një hormon steroid, i cili është përgjegjës për zhvillimin e karakteristikave seksuale mashkullore. Gratë kanë gjithashtu testosteron, por në sasi më të vogla.

I moshuar burre palester ushtrimeTestosteroni është i rëndësishëm për ruajtjën e masës muskulare, ruajtjen e niveleve adekuate të qelizave të kuqe të gjakut, ruajtjen e ndjenjës së mirëqenies dhe funksionit seksual.

Zakonisht pas moshës 30-vjeçare sasia e testosteronit në trup pëson rënie.

Shkaqe të tjera të nivelit të ulët të testosteronit përfshijnë një dëmtim ose infeksion, diabeti, sëmundjet kronike të veshkave ose mëlçisë, trajtimet me rreze ose kimioterapia, anomalitë gjenetike, sëmundjet inflamatore, stresi, alkoolizmi etj. Rënia e nivelit të testosteronit lidhet dhe me kequshqyerjen.

Një nivel i ulët i testosteronit mund të ndikojë si në cilësinë e jetës, ashtu edhe në shëndet. Kjo mund të shkaktojë lodhje, probleme emocionale, pagjumësi, përqendrim të ulët, ulje të dendësisë së kockave dhe rritjen e yndyrës në trup.

Për të përcaktuar nivelin e testosteronit, duhet të bëni një analizë gjaku. Nëse analizat tregojnë nivel të ulët të testosteronit dhe përjetoni simptomat që parashtruam më lart, atëherë duhet të ndërroni mënyrën e jetesës dhe dietën ushqimore për nxitjen e nivelit të testosteronit.

Këtu do t’ju paraqesim disa mënyra natyrale për të rritur nivelin e testosteronit

  1. Humbisni peshë

Rënia në peshë do të ndihmojë në rritjen e nivelit të testosteronit. Mundohuni të mbani një dietë të ekulibruar që të eliminoni në mënyrë graduale yndyrnat e trupit, si dhe stërvituni rregullisht. 

  1. Bëni aktivitet fizik

Ushtrimet fizike me intensitet të lartë janë një tjetër formë ushtrimesh mjaft efektive që ndihmojnë në rritjen e nivelit të testosteronit. Ushtrimet kardio, si: vrapi, noti apo ushtrimet aerobike janë shumë efektive.

  1. Bëni gjumë të rehatshëm

Mungesa e gjumit rrit sasinë e kortizonit (hormon stresi) dhe nivelet e larta të kortizonit ndikojnë gjithashtu në nivelin e testosteronit. Duhet të flini 7-9 orë në natë.

  1. qetesohem pa stresShmangni stresin

Stresi i lartë është i lidhur me nivelin e ulët të testosteronit. Stresi ndikon gjithashtu në cilësinë e gjumit që bëni dhe kjo nga ana tjetër ndikon gjithashtu në nivelet e testosteronit. Nëse stresi është shkaku i uljes së nivelit të testosteronit, atëherë ju duhet ta menaxhoni atë:

  • Duke kryer ushtrime frymëmarrje
  • Duke medituar apo duke bërë joga për 20 minuta në ditë
  • Duke dëgjuar muzikë apo duke u marrë me pasionet tuaja etj
  1. Hani yndyrna të shëndetshme

Ashtu si vitamina dhe minerale të tjera, trupi kërkon yndyrna të shëndetshme për funksionimin optimal. Omega 3 janë yndyrna të shëndetshme, mund t’i gjeni ato në arra, avokado, peshk, vezë, ullinj, vaj ulliri, kikirikë, vaj palme etj.

  1. Merrni vitaminë D

Njerëzit me testosteron të ulët, shpesh kanë mungesë të vitaminës D. Për të përftuar këtë vitaminë, ekspozohuni në diell në mëngjes për 10-15 minuta në ditë. Rrezet e diellit do të lehtësojnë procsin e prodhimit të vitaminës D. Përveç kësaj, hani ushqime të pasura me vitaminë D si: qumësht të fortifikuar, drithëra, djathë, vezë, mëlçi etj.

  1. Konsumoni ushqime që përmbajnë zink

Zinku është një mineral shumë i rëndësishëm për prodhimin e testosteronit. Mungesa e zinkut ndikon në rënien e nivelit të tij. Hani ushqime të tilla, si: mish të kuq, peshk, djathë, fasule, arra, kos etj. Në qoftë se vendosni për një shtesë të zinkut, merrni një dozë prej më pak se 40mg në ditë, pasi kjo është sasia e rekomanduar, por konsultohuni më parë me një mjek specialist.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here