7 orë operacion për heqjen e tumorit, realizohet ndërhyrja e rrallë në QSUT

Një ndërhyrje e rrallë është realizuar ditën e dielë në spitalin Kirurgjikal në QSUT.

Ndërhyrja është bërë tek një 54-vjeçare ne tumor primar renal.  Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka falënderuar ekipin e kirurgjisë që arritën të realizonin me sukses këtë ndërhyrje pavarësisht shkallës shumë të lartë të vështirësisë.

“Një ndërhyrje e rrallë është realizuar të dielën në QSUT. Pas një operacioni tejet kompleks që zgjati plot 7 orë, pacientes 54 vjeçare me tumor primar renal, me përhapje masive në caven inferiore dhe në atriumin e djathtë, mjekët i kanë shpëtuar jetën

Super punë dhe profesionalizëm i ekipit të kirurgëve urologë, kirurgë vaskular, kardiokirurgë e kardioanestezist, dr. Aurel Janko, dr. Andi Kaçani, dr. Arbër Aliu, dr. Petrika Gjergo dhe dr. Saimir Kuçi”, shkruan ministrja Manastirliu.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet