Kryefaqja Box 4 7 shenjat që paralajmërojnë se ftohja është më serioze nga sa mund...

7 shenjat që paralajmërojnë se ftohja është më serioze nga sa mund ta mendoni

1
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kur bëhet fjalë për ftohjen, ka dy tipa njerëzish: Ata që marrin menjëherë antibiotikë sapo të fillon kolla, dhe të tjerë që e injorojnë dhe thonë vetëm që kanë diçka në fyt.

Është e vështirë të parashikosh nëse një kollë është thjesht ftohje apo diçka më serioze. Më poshtë janë disa nga shenjat që tregojnë se duhet ta kontrolloni “ftohjen” nga një doktor tjetër nga Dr. Google.

Po zgjat më shumë se 3 javë

Edhe pse 3 javë duket një kohë e gjatë, ekspertët thonë se është normale që një kollë të zgjasë deri në 21 ditë. Por, nëse zgjat më shumë se aq, atëherë është për t’u shqetësuar, shkruan gazeta Shëndeti. Këto simptoma të zgjatura mund të jenë shenjë e astmës, pneumonisë ose e një lloji të ndryshëm të patologjisë së mushkërive. Pas 3 javësh, duhet që simptomat të fillojnë të lehtësohen dhe jo të mbeten të njëjta.

Simptomat fillojnë të shfaqen sërish dhe përkeqësohen më shumë

Ndodh që fillon të ndihesh më mirë, por simptomat e ftohjes rikthehen sërish dhe gjendja përkeqësohet më shumë. Këto shenja paralajmërojnë se duhet të kërkoni kujdes mjekësor të menjëhershëm. Simptomat e ngjashme me gripin, që duket sikur përmirësohen, por që rishfaqen sërish, me temperaturë dhe kollë, mund të tregojnë se keni një “infeksion sekondar”, që mund të jetë çdo gjë, që nga bronkiti deri tek pneumonia. Çfarëdo të jetë, është mirë të vizitoheni tek një mjek.

Qurrat janë më ngjyrë

Në rast ftohjeje, teshtimat dhe dalja e qurrave janë të zakonshme, por, nëse këto të fundit kanë ngjyrë të verdhë, jeshil apo shoqërohen edhe me gjakderdhje, tregojnë se diçka e çuditshme po ndodh në trupin tuaj. Në këtë rast mund të jenë qelizat e bardha të gjakut që po përpiqen të luftojnë infeksionin.

Ju janë skuqur sytë dhe ju përloten

Nëse i keni sytë të përlotur vazhdimisht, dhe pa asnjë arsye emocionale, ka më shumë gjasa që të vuani nga ndonjë alergji sesa ftohje. Në këtë rast është e vështirë të bëhet diferenca, duke qenë se alergjitë sezonale dhe ftohja shfaqin të njëjtat simptoma tek sytë. Shenja të tjera të alergjisë mund të jenë urtikaria, ënjtje të gjuhës, marramendje, dhimbje të stomakut etj.

Po bini në peshë

Nëse po humbisni shumë peshë, edhe sepse ushqeheni mirë, është diçka për t’u shqetësuar. Rënia e pashpjegueshme në peshë, e shoqëruar edhe me simptoma të ngjashme me gripin, mund të jetë shenjë e hipertiroidizmit, një infeksion bakterial malinj, ose edhe HIV.

Merrni frymë me zor

Kollitja është një simptomë e zakonshme e ftohjes, por, nëse shoqërohet me probleme me frymëmarrjes ose ngushtim të gjoksit, mund të jeni duke përjetuar një sulm astmatik. Në këtë rast pjesa e brendshme e rrugëve të frymëmarrjes fillon të ënjten dhe inflamohet, bllokohet nga mukusi dhe pastaj fillon të ngushtohet për shkak të muskujve. Konsultohuni me një mjek nëse filloni të keni probleme me frymëmarrjen dhe simptoma të tjera, të përmendura me sipër.

Ndieni dhimbje therëse

Duhet të shqetësoheni gjithashtu nëse po përjetoni dhimbje ose presion në një pjesë specifike të trupit. Për shembull, infeksioni në fyt do të shkaktojë padyshim dhimbje tek kjo pjesë. Infeksionet e sinusit mund të dëmtojnë kanalet nazale ose dhëmbët. Ka gjithashtu edhe infeksione të veshit. Nëse keni probleme me dëgjimin, dhimbje të vazhdueshme të veshëve, apo rrjedhje të tyre, këto janë pa dyshim arsye shumë të rëndësishme përse duhet të vizitoheni tek mjeku.

 Burimi: Prevention / Shendeti.com.al

1 Koment

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here