7 shkaktarët e kolesterolit të lartë në gjak

Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Keni kolesterol të lartë?

Nuk jeni vetëm – kështu janë me miliona njerëz. Kolesteroli i lartë vjen nga një sërë burimesh, përfshirë edhe historinë familjare dhe ajo çfarë hani. Ja cilët janë shkaktarët më të zakonshëm të kolesterolit të lartë.

Dieta ushqimore

Konsumimi i shumtë i yndyrave të ngopura mund të shkaktojë kolesterol të lartë. Kjo yndyrë e pashëndetshme gjendet më shumë tek burimet shtazore, si bifteku, mishi i derrit, mish viçi, gjalpi, djathi etj. Ushqime të paketuara që përmbajnë vaj kokosi, vaj palme ose gjalpë kikiriku mund të kenë gjithashtu shumë yndyra të ngopura. Këto yndyra mund t’i gjeni edhe tek shumë ëmbëlsira, çipsa dhe biskota të thata.

Pesha

Beli i shëndoshë nuk është i keq vetëm për jetën sociale. Të qenit mbipeshë mund të rrisë gjithashtu nivelet e triglicerideve dhe ul HDL, ose kolesterolin e mirë.

Niveli i aktivitetit fizik

Çohu nga divani dhe fillo të lëvizësh. Mungesa e aktivitetit fizik mund të rrisë kolesterolin e keq (LDL) dhe të ulë kolesterolin e mirë (HDL).

Mosha dhe gjinia

Pas moshës 20 vjeç, nivelet e kolesterolit fillojnë të rriten në mënyrë natyrale. Tek meshkujt, nivelet e kolesterolit bëhen të qëndrueshme pas moshës 50 vjeç. Tek gratë, nivelet e kolesterolit qëndrojnë të ulëta deri në fazën e menopauzës, pas hyrjes në këtë fazë ato rriten në të njëjtin nivel si tek meshkujt.

Shëndeti i përgjithshëm

Bëni vizita të përvitshme dhe sigurohuni t’i shpjegoni mjekut për rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Vuajtja nga disa sëmundjeve të caktuara, si diabeti apo hipotiroidizmi, mund të shkaktojë kolesterol të lartë.

Historia familjare

Nëse një pjesëtar i familjes ka kolesterol të lartë, mund të keni edhe ju gjithashtu.

Duhanpirja

E dini tashmë, duhanpirja mund të ulë kolesterolin e mirë. Dhe mund t’ju vrasë. Prandaj, hiqni dorë sa më shpejtë prej duhanit.

Burimi: Health /  shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera