7 zakone që do t’ju ndihmojnë të kontrolloni peshën trupore

Viktoria Naco, dietologe

1) Mos anashkaloni vaktin tuaj kryesore dhe përpiquni të shtoni elementet në mënyrë të balancuar, duke mos anashkaluar asnjë përbërës.

2) Evitoni pijet me sheqer, duke u hidratuar përgjatë ditës me ujë!

3) Përzgjidhni drithëra integrale të cilat janë të pasura në fibra dhe në elemente të tjera ushqyese. Kujdes nuk duhet të mungojnë nga asnjë vakt.

4) Përzgjidhni gjithmonë në një vakt të përfshihet një sasi e caktuar 1/4 proteine, e cila duhet të jetë e varfër në yndyrë, sigurisht mund të alternohet dhe me proteinat bimore (familja e legumeve).

5) Shtoni konsumin e peshkut përgjatë javës minimumi 1 herë në javë dhe sigurisht orientohuni nga dieta mesdhetare që na ka falur natyra (vaj ulliri, drithëra të papërpunuara, peshk, bulmet ne sasi të kontrolluar, fruta- perime të stinës etj.)

6) Mos harroni të lexoni etiketat ushqimore , një ndër gjërat që duhet të lexoni gjithmonë është sheqeri dhe kripa e shtuar që janë një ndër ushqimet më të dëmshme.

7) Mos konsumoni ushqime të pasura në yndyrë të përpunuar, përsëri ju vijnë në ndihmë etiketat ushqimore./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë