Kryefaqja Box 4 Rekomandime për mjedisin

Rekomandime për mjedisin

0
Shpërndaje

Sipas një studimi të publikuar së fundmi nga “Qendra Respublica”, janë nxjerrë disa rekomandime të cilat lidhen me çështjet mjedisore:

  • Me qëllim përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis communautaire rekomandohen ndryshime legjislative për ta përafruar atë me Direktivën 2004/35/EC të Parlamentit
    Evropian dhe të Këshillit, datë 21 prill 2004, “Për përgjegjësinë mjedisore në lidhje me parandalimin dhe riparimin e dëmeve në mjedis”.
  • Rekomandohen ndryshime ligjore në ligjin për gjykatat administrative dhe/ ose legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit për të legjitimuar ngritjen e padive nga subjekte të interesuar/organizata që pretendojnë shfuqizimin e akteve administrative në rastin e mosrespektimiit të të drejtës për njoftim dhe konsultim publik për çështjet e mjedisit.
  • Rekomandohet përmirësimi, ose forcimi i kontrollit të zbatimit të VKM nr. 247, dt. 20.05.2014 “Për përcaktimin e rregullave të kërkesave e të procedurave për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore”, me synim
    rritjen e përgjegjshmërisë së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Ministrit të Mjedisit dhe organeve të pushtetit vendor në lidhje me transparencën dhe informimin e publikut mes faqeve të tyre të internetit për çështje që kanë lidhje me investime me
    impakt në mjedis.
  • Rekomandohet që Ministri i Mjedisit të rregullojë mënyrën e caktimit të ekspertëve mjedisorë, duke i ndarë ekspertët sipas specializimit të tyre lidhur me komponentë të veçantë në fushën e mjedisit.
  • Rekomandohet të përfshihen figura të reja të veprave penale që cenojnë mjedisin dhe të forcohen politikat penale në mbrojtje të mjedisit.
  • Rekomandohet që ligji nr. 9902/2009 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” të ndryshohet për të parashikuar qartë kompetencën e Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorëve
    për dhënien e dëmshpërblimeve, si dhe që ky organ të marrë vendime për të gjithë kategorinë e prekur të konsumatorëve kur konstaton se shkelja shtrin efektet edhe te konsumatorët të tjerë që nuk kanë paraqitur ankesë. Në këtë ligj nevojitet të
    shtohet një dispozitë që sanksionon të drejtën e konsumatorëve për t’u ankuar në gjykatë ndaj vendimeve të Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit. Ligji nevojitet
    gjithashtu të përcaktojë procedura të qarta se kush legjitimohet në ngritjen e padive kur mbrojtjen e merr përsipër shoqata e konsumatorëve, duke qartësuar kriteret që duhet të plotësojë një organizatë të ngrejë një padi të tillë. Ky është një rast i mirë që ligji të përfshijë edhe parashikime specifike për mënyrën se si të tjerë konsumatorë të të dëmtuar mund të bëhen pjesë e padisë pasi është nisur çështja (duke thjeshtuar
    procedurën e ndërhyrjes kryesore).
  • Rekomandohet të merren masa për të trajnuar punonjësit e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve pranë pushtetit vendor që të kuptojnë plotësisht rolin e kësaj agjencie dhe të bëjnë transparente vendimmarrjen e këtij organi.
  • Nevojitet më shumë mbështetje për aktivitetet që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve për të drejtat e tyre (sigurinë, cilësinë, shëndetin, garancitë) dhe informimin mbi strukturat publike ku ato mund të kërkojnë realizimin e këtyre të drejtave.
  • Nevojitet të rritet mbështetja dhe ngritja e kapaciteteve të organizatave në formë shoqate (me anëtarësi) që veprojnë në fushën e mjedisit dhe konsumatorëve. Donatorët mund dhe duhet të mbështesin më shumë aktivitetet që synojnë ndjekjen
    e rrugëve administrative dhe gjyqësore për zgjidhjen e problematikave të caktuara.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here