Puthja e Papës që shpëtoi fëmijën nga kanceri

Përgatiti: E.B

Gianna Masciantonio, një vajzë e vogël e puthur në kokë nga Papa Françesku, është kuruar nga kanceri në tru, pasi i ishte dhënë vetëm 1 muaj jetë. Ajo ishte vetëm disa muaj kur papa e bekoi ndërsa po udhëtonte nëpër rrugët e Filadelfias në shtator 2015.

Tani është tre vjeç dhe prindërit e Giann-ës rrëfejnë se ajo ishte diagnostikuar me Histiocytosis, një çrregullim gjaku që ndodh kur ka një mbi-prodhim të qelizave të bardha të gjakut të quajtur histiocytet. Çrregullimi formoi tumorin në kokën e vajzës. Vogëlushja iu nënshtrua një operacioni kur ishte vetëm katër muajshe dhe mjekët nuk mendonin se ajo do ta festonte ditëlindjen e parë.

Prindërit e vogëlushes ja dedikojnë rimëkëmbjen e saj besimit dhe mjekëve në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias, raporton CBS News. Papa 81-vjeçar nuk e kishte idenë se vogëlushja kishte një tumor në tru kur u takuan gjatë parakalimit të tij. Familja e Giannas rrëfen se tumori është zhdukur pasi ajo iu nënshtrua kimioterapisë./Mirror

 

 

Postime të ngjashme

Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!
Çfarë i bën dashuria trupit
“15 mijë operacione”,mjeku Petrela: Ka rrethana kur thua,çfarë dua me këtë zanat?
KUJDES NË PLAZH!!! Ja cilat orare duhet të shmangni dhe cilat duhet të qëndroni në plazh