75 kandidatë, testim me shkrim për drejtues spitali. Manastirliu: Në krye të spitaleve, 16 drejtuesit më të aftë

Blertina Koka

75 kandidatë i janë nënshtruar sot një testimi me shkrim për konkursin publik për drejtues të Spitaleve Universitare dhe Rajonale.

Sikurse është njoftuar prej datës 20 tetor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale ka shpallur konkursin publik për  drejtuesit e spitaleve Universitare dhe Rajonale. Ky konkurs, që do të zhvillohet në tri etapa, tashmë është në fazën e testimit me shkrim.

Në një dalje publike për mediat, ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, njoftoi se “53 kandidatë për drejtues të Spitaleve Universitare dhe 22 të Spitaleve Rajonale po testohen nëpërmjet një testi të strukturuar me pyetje me zgjedhje dhe pyetjeve me zhvillim. Menjëherë pas mbylljes së këtij testimi, në datat 1, 2 dhe 3 nëntor do të zhvillohet intervista me gojë e kandidatëve nëpërmjet një komisioni që përbëhet nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

“Në fund të këtij procesi, presim që të kemi në drejtim të spitaleve tona Universitare dhe Rajonale 16 drejtues, ata më të aftit, më të përgatiturit dhe pa dyshim më të përgjegjshmit”, deklaroi Manastirliu.

Sipas ministres Manastirliu, konkursi do të zhvillohet në tri faza: faza e kandidimit me dosje, faza e provimit me shkrim dhe asaj me gojë. Në fazën e parë janë vendosur disa kritere, mes tyre edhe përvoja në punë, dhe në rast mosplotësimi kandidati nuk kalon në fazën e dytë.  Nga 84 kandidatë që kanë dorëzuar dokumentacionin e tyre, vetëm 75 kanë kaluar në fazën e dytë. Këto 75 kandidatë sot i janë nënshtruar provimit me shkrim dhe më pas do t’i nënshtrohen intervistës me gojë. Në fund do të bëhet mbledhja e pikëve për secilën fazë dhe do të zgjidhen kandidatët fitues.

E pyetur nga mediat se kush i ka hartuar këto pyetje dhe për çfarë po testohen kandidatët, ministria njofton se ata po testohen me shkrim në fushën e legjislacionit dhe janë hartuar nga ekspertë të fushës e asistuar nga ekspertë që merren me procedurat e provimeve me shkrim për nëpunësit dhe nivelin e drejtuesve.

Pyetjes tjetër nëse është bërë korrekt ky konkurs dhe a duheshin shkarkuar fillimisht drejtuesit aktualë për të nisur pastaj konkursin, pasi ata që kandidojnë me dikë që është aktualisht drejtues i spitalit nuk janë në kushte të barabarta, ministria i përgjigjet se janë duke ndjekur procedurat bazuar në kodin e punës dhe janë konsultuar për këtë me ekspertë të fushës./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike