8 gjërat që duhet të bëni nëse qëndroni gjithë ditën para kompjuterit

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Për të shmangur dhimbjet e shpinës, qafës, problemet me shikimin etj, kushtojini pak më shumë rëndësi vetes tuaj duke pasur parasysh këto 8 këshilla:sy_shendet_kompjuter

Rregulloni vendosjen e tavolinës dhe kompjuterit

Është shumë e rëndësishme mënyra se si qëndroni para kompjuterit, pasi mund të përfundoni me dhimbje në shpinë dhe qafë. Përdorni një mbajtëse kompjuteri ose edhe një turrë librash për të pozicionuar monitorin ose laptopin, derisa të formohet një kënd i pamjes prej 10 gradësh.

Qëndroni të hidratuar

Konsumimi i ujit është shumë i rëndësishëm për shëndetin. Përveçse ndihmon në rënien në peshë, për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe për të fituar më shumë energji, konsumimi i ujit do t’ju detyrojë të çoheni nga karrigia për të mbushur gotën ose për të vajtur në tualet.

Vendosni një alarm

Vendosni një alarm në telefonin ose kompjuterin tuaj që t’ju njoftojë çdo orë se duhet të çoheni nga karrigia dhe të bëni një xhiro rreth zyrës.

Shmangni ashensorin

Nëse e keni punën në kat të dytë ose të tretë, mundohuni të ngjisni shkallët sa herë të keni mundësi. Kur qëndroni gjatë gjithë kohës ulur, ecja për pak kohë ju ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe vë muskujt në lëvizje.

Zmadhoni fontet

Një tjetër truk i kompjuterit: Kur keni mundësi, zmadhoni madhësinë e fontit të tekstit në kompjuter, ashtu siç bën gjyshja juaj. Nëse madhësia e shkronjave do të jetë shumë e vogël, ju do të picëroni sytë, duke shkaktuar kështu lodhje të syve dhe dhimbje koke.

Kapsitni sytë

Nëse punoni para kompjuterit, ju duhet t’i kapsitni sytë më shpesh. Sipas ekspertëve, kapsitja e shpeshtë mban sytë të njomë dhe i mbron ato. Gjithashtu përpiquni të ndiqni rregullin 20-20-20 të shikimit të ekranit, i cili nënkupton që çdo 20 minuta para ekranit, shikoni një objekt që është 20 këmbë (6 metra larg) për 20 sekonda.

Qetësoni sytë

Kur largoheni nga puna, mbani larg telefonat dhe pajisjet elektronike, dhe përpiquni të qetësoheni sadopak. Qëndrimi gjatë gjithë kohës para ekranit nuk dobëson vetëm shikimin, por mund të shkaktojë edhe probleme të tjera me sytë.

Burimi: PureWow/ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara