8 mënyra natyrale për të ulur kolesterolin e lartë në gjak

Ju ka thënë doktori që keni nivele të larta të kolesterolit? Atëherë ju e dini që duhet të ndërroni dietën dhe stilin tuaj të jetesës për të ulur nivelet e kolesterolit dhe rrezikun për të shfaqur probleme me zemrën. Edhe nëse po merrni aktualisht mjekim për të mbajtur nën kontroll nivelet e kolesterolit, sërish keni nevojë të ndërroni dietën ushqimore dhe të kujdeseni për shëndetin e zemrës. Filloni me këto hapa:

Njihni çfarë është e mirë dhe e keqe

Trupit i nevojiten sasi të vogla të kolesterolit. Shumë persona kanë më shumë seç duhet, veçanërisht llojin ‘’e keq’’, siç njihet ndryshe LDL (lipoproteina me densitet të ulët). Kjo ndodh nëse hani shumë yndyrna të ngopura, të gjendura kryesisht në produktet shtazore. Sasia e shumtë e LDL mund të çojë në probleme të zemrës. Kolesteroli  “i mirë” , ose ndryshe HDL (liloproteina me densitet të lartë), ndihmon në pastrimin e gjakut nga kolesteroli “i keq”.

Ushqehuni shëndetshëm, me ushqime të gatuara vetë

Nuk ka rëndësi se sa ha por se çfarë ha. Ushqimet e gatshme janë miku numër një i kolesterolit. Ne vend që të përdorni ushqime të gatshme, provoni të gatuani dhe trupi juaj ka për t’ju falënderuar.

Me shije dhe lëndë ushqyese

Mbusheni pjatën me fruta dhe perime, synoni 5-9 vakte të vogla në ditë për të ulur nivelin e kolesterolit të keq. Antioksiduesit dhe fibrat në këto ushqime sjellin përfitime të shumta për trupin.

Rritni sasinë e Omega-3

Mund të hani peshk dy herë në javë. Peshku është një burim shumë i mirë për proteina dhe Omega-3, yndyrna për të cilat trupi juaj ka nevojë.

Ushqimet magjike

Përdorni ushqime të cilat janë burim i kolesterolit të mirë. Kolesteroli i mirë gjendet në vajin e ullirit, drithërat, fasulet dhe bishtajoret, oriz kaf, frutat që përmbajnë fibra, peshku me yndyrë etj.

30 minuta aktivitet fizik çdo ditë

Vetëm gjysmë ore aktivitet fizik në ditë, për 5 ditë në javë, ju ndihmon tejmase në rritjen e kolesterolit të mirë. Nëse bëni më shumë se gjysmë ore është akoma më mirë. Nëse nuk jeni admirues i palestrës, mos u shqetësoni, ka edhe mënyra të tjera për të ushtruar aktivitet fizik. Ecja në natyrë, çiklizmi, vallëzimi, lojërat, janë disa prej mënyrave. Ju kujdeseni për trupin ndërkohë që edhe argëtoheni.

Gjeni qetësinë

Me kalimin e kohës stresi del jashtë kontrollit dhe bëhet një problem shumë i madh. Stresi rrit rrahjet e zemrës, për disa persona kjo do të thotë nivel tepër i lartë i kolesterolit. Bëjeni prioritet gjetjen e qetësisë, filloni duke marrë frymë thellë e ngadalë. Gjithashtu ju mund të meditoni, luteni, ecni në natyrë. Duke gjendur qetësinë nuk do të ndihmoni vetëm trupin por edhe shpirtin tuaj.

Kontrolloni peshën

Kilet e tepërta rrisin gjasat që ju të prekeni nga sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 si edhe kolesteroli i lartë. Humbja e peshës, veçanërisht dhjami i barkut, rrit nivelin e kolesterolit të mirë dhe ul nivelin e kolesterolit të keq.

Mos harroni që ju jeni përgjegjës për shëndetin tuaj, progresi i shëndetit tuaj varet nga stili juaj i jetesës.

Burimi: WebMD 

Përshtati në shqip: Markelian Hysa

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi