8 mjekë dhe infermierë të prekur, si u infektua stafi mjekësor i Sanatoriumit

Ka shkuar në 55 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, ku 38 prej tyre janë vetëm në Tiranë.  Nga të dhënat e publikuara nga ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se janë 8 mjekë dhe infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Sauk. Stafi mjekësor është në gjendje të mirë shëndetësore, por duhet të qendrojnë të izoluar.

Si u infektua stafi mjekësor në Sanatorium:

Fillimisht në spitalin e Sanatoriumit ishin dy të infektuar, por numri tashmë ka shkuar në 8. Në i sëmurë nga Lushnja i shtruar në Sanatorium për shqetësime të tjera, të palidhura me koronavirusin, dhe u vizitua para disa ditësh nga një i afërm i ardhur nga Italia.

Me sa duket dyshohet se i afërmi i të sëmurit ka qenë i infektuar nga koronavirusi, për pasojë ka infektuar edhe pacientin që ndodhej i shtruar.

Mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” që i kanë shërbyer pacientit, i janë nënshtruar testit për Covid-19, pasi është mësuar se pacienti i shtruar, është vizituar nga i afërmi i ardhur nga Italia. Janë testuar 89 personel shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe prej tyre kanë rezultuar 8 mjekë dhe infermierë pozitivë.

Ndërkohë është e paqartë situata e të afërmit “vizitor”, nuk dihet se ku ndodhet, dhe se sa persona të tjerë mund të ketë kontaktuar pas ardhjes nga Italia.

Pacienti që ishte i shtruar në Sanatorium është transferuar në spitalin e infektivit në Tiranë.

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur