8 përdorime të limonit për një shtëpi më të pastër

limon shtepiPërgatiti: Arlinda Gjypi

Kur jeta të jep limonë, bëni një limonatë me të. Po sikur të bëni edhe gjëra të tjera? Përveçse t’u shtoni limon pijeve, ka dhe shumë mënyra të tjera për t’i përdorur limonët në shtëpi. Kështu që mos i hidhni gjithë lëkurat e limonëve pasi i keni shtrydhur. Ja disa përdorime të limonit:

Pastroni yndyrën

Keni sipërfaqe në kuzhinë me shumë yndyrë? Nëse kuzhina juaj ka qenë “viktimë” e ndonjë shpërthimi vaji, ndoshta është mirë të përdorni gjysmë limoni para se të filloni me pastruesit kimikë e mbytës. Shtoni pak kripë për pastrim në gjysmën e një limoni dhe fërkoni zonat e yndyrshme e më pas fshijeni me një peshqir. Kini kujdes ndërsa përdorni limonin në banakët e mermertë ose në çdo sipërfaqe që mund të jetë e ndjeshme ndaj acidit.

Pastroni çajnikët ose ibrikët e kafes

Për të pastruar depozitat minerale që janë në çajnik, mbusheni atë me ujë, shtoni një dorë me feta lëkure limoni dhe vëreni të ziejë. Hiqeni nga nxehtësia dhe lëreni për një orë, thajeni dhe shpëlajeni mirë. Për ibrikët e kafes shtoni kripë, akull dhe lëkura limoni në ibrikun bosh: shkundeni për një apo dy minuta, zbrazeni dhe shpëlajeni.

limon pastrimPastron mikrovalën

Mjafton një tas me ushqim “shpërthyes” për ta bërë pjesën brenda të mikrovalës si të spërkatur me çimento. Në vend që të përndroni pastrues kimik të fortë, provoni të shtoni lëkura limoni në një tas të mbushur gjysmë me ujë të ftohtë. Vëreni në mikrovalë të ngrohet për 5 minuta, në mënyrë që ta ziejë ujin dhe avulli të kondensohet në muret dhe pjesën e sipërme të sobës. Hiqeni tasin e nxehtë me kujdes dhe pastroni pisllëkun me një peshqir.

Aromatizoni koshin e plehrave

Përdorni lëkurat e limonit për të aromatizuar koshin e plehrave dhe për ta bërë kuzhinën të vijë era freski në të njëjtën kohë. Është një mënyrë e shpejtë për të sistemuar lëkurat e limonit pasi i keni përdorur për arsye të ndryshme.

Pastron kromin dhe bakrin

Një gjsymë limoni i futur në kripë mund të përdoret për t’i bërë të shkëlqejnë enët e bakrit, të tunxhit, të çelikut apo edhe të kromit. Futeni një gjysmë limoni në kripë ose pluhur pjekës në vend të kripës dhe të fërkoni zonat me probleme. Lëreni të veprojë për 10 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe thajeni.

I mban insektet larg

Shumë insekte e urrejnë acidin e limonit. Mund të prini lëkurat e limoni dhe t’i vini në portë, parvazet e dritareve dhe pranë çdo vrime apo çarje ku milingonat apo insektet mund të hyjnë.

Krjoni një lagështues të aromatizuar

Nëse shtëpia juaj vuan nga nxehtësia e thatë në dimër, duhet të vendosni lëkura limoni në një tas me ujë dhe ta lini të ngrohet me nxehtësi të ulët në sobë në mënyrë që ajri të marrë lagështi dhe të lëshohet një aromë e këndshme në të.

Pastroni dërrasat prerëse

Meqenëse limoni ka pehash të ulët, ai ka aftësi antibakteriale dhe kjo e bën limonin zgjedhjen e duhur për të pastruar dërrasat prerëse. Pasi e keni fërkuar sipërfaqen e dërrasës me një gjysmë limoni, lëreni për pak sekonda dhe pastaj shpëlajeni.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë