8 shenja të kancerit që nuk duhet t’i injoroni

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Fryrje barku

Mund të keni fryrje barku për shkak të dietës ushqimore apo edhe të stresit. Por, nëse gjendja nuk përmirësohet ose ndiheni edhe të plogësht, keni rënë në peshë dhe keni dhimbje shpine, është mirë të bëni një kontroll mjekësor. Ndjesia e vazhdueshme e fryrjes së barkut mund të jetë shenjë e kancerit ovarian te gratë. Mjeku mund të rekomandojë kryerjen e një testi pelvik për të zbuluar shkakun.

Probleme kur urinoni

Shumë meshkuj kanë probleme me urinimin me kalimin e moshës, si nevojë të shpeshtë për të urinuar, nevojë për sforcim kur urinoni, urinim me ndërprerje, rrjedhje e dobët e urinës. Zakonisht këto janë shenja të një prostate të zmadhuar, por mund të paralajmërojnë edhe për kancer të prostatës. Kryeni një kontroll mjekësor nëse keni këto shenja.

Noduj limfatikë të ënjtur

Këto gjëndra të vogla në formën e fasules gjenden në qafë, sqetull dhe pjesë të tjera të trupit. Ato mund të ënjten për shkak të një infeksioni. Disa lloje kanceri si limfoma ose leucemia mund të shkaktojnë gjithashtu këtë lloj ënjtje. Flisni me mjekun për të përcaktuar shkakun kryesor.

Gjak në jashtëqitje

Nëse vëreni gjak në tualet kur jashtëqitni, është mirë të flisni me një mjek. Gjaku në jashtëqitje mund të jetë pasojë e venave të ënjtura ose të inflamuara, të quajtur hemorroide, por ka mundësi që të jetë edhe kancer i zorrës së trashje. Gjaku në urinë, nga ana tjetër, mund të shenjë e një infeksioni të traktit urinar, ashtu siç nuk përjashtohen as rastet e kancerit të veshkës ose fshikës së urinës.

Ndryshime në organet gjenitale

Nëse vëreni një gjëndër ose ënjtje në testikuj, duhet të flisni menjëherë me mjekun. Një gjëndër që nuk shkakton dhimbje është një nga shenjat më të zakonshme të kancerit të testikujve. Ndonjëherë mund të jetë thjesht një ndjesi që testikujt duken më të mëdhenj se zakonisht. Mjeku mund të rekomandojë kryerjen e një kontrolli fizik ose skaneri për të parë nëse është tumor apo ndonjë problem tjetër.

 Vështirësi në gëlltitje

Ftohja e zakonshme, refluksi acid ose edhe disa ilaçe mund të shkaktojnë vështirësi në gëlltitje me raste. Nëse kjo gjendje nuk përmirësohet me kalimin e kohës ose me antacide, konsultohuni me mjekun. Problemet me gëlltitjen mund të jenë edhe shenjë e kancerin në fyt ose ezofag.

 Gjakderdhje të pazakontë vaginale

Gjakderdhja që nuk lidhet me ciklin menstrual mund të ketë disa shkaqe, si fibroidet ose disa metoda të kontrollit të lindjes. Konsultohuni me mjekun nëse keni gjakderdhje pas ciklit menstrual, pasi kryeni marrëdhënie seksuale ose keni sekrecione me gjak.

Temperatura e lartë

Temperatura e lartë zakonisht është thjesht shenjë që trupi po lufton një infeksion. Mund të jetë edhe efekt anësor i disa ilaçeve. Por, nëse vazhdimisht keni temperaturë të lartë të trupit dhe nuk ka një shkak të dukshëm, mund të jetë shenjë e kancerit të gjakut, si leucemia ose limfoma.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore