8 ushqime të pasura me kalcium

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Kalciumi është një nga mineralet më të nevojshme dhe ngrënia e një sërë ushqimesh mund t’ju ndihmojë që të merrni mjaftueshëm.  Nervat, muskujt dhe hormonet varen nga kalciumi në mënyrë që të funksionojnë ashtu siç duhet, por pothuajse i gjithë kalciumi i trupit ruhet në kocka.

Edhe pse mungesa e kalciumit nuk është shumë e zakonshme për shumicën e të rriturve, sasia që marrim ka tendencë të bjerë kur risku për zhvillimin e osteoporozës rritet. Osteoporoza është një sëmundje gjatë së cilës kockat dobësohen, duke rritur kështu riskun për rrëzime, fraktura dhe thyerje.

Është e vërtëtë që qumështi i lopës është një nga burimet më të koncentruara të kalciumit, me rreth 300 mg për një gotë. Plus, përmban vitaminë D, që e ndihmon trupin të përthithë kalciumin. Megjithatë, ka dhe shumë burime të mira të kalciumit si:

  1. Lakra jeshile

Lakra jeshile është një nga burimet më të mira të kalciumit, dhe trupi e përthith kalciumin e saj më lehtë se atë të qumështit.

  1. Kos

Prodhimet e bylmetit janë burime shumë të mira të kalciumit. Një filxhan kos përmban 448 mg kalcium.

  1. Brokoli

Brokoli është një bimë tjetër jeshile që mund ta shtoni në listën tuaj, vetëm një filxhan brokoli përmban 43 mg kalcium. Nëse e gatuani, një filxhan brokoli tani përmban dyfishin e kalciumit.

  1. Djathi

Djathi është një tjetër produkt bylmeti që ofron kalcium, por kjo varet dhe nga lloji i djathit.

  1. Farat

Shumë fara janë të mbushura me lëndë ushqimore, duke përfshirë dhe kalciumin. Për shembull 2 lugë fara susami përmbajnë 280 mg kalcium.

  1. Bajame

Një grusht bajame përmaban 100 mg kalcium.

  1. Fiq të tharë

Fiqtë shquhen zakonisht për ëmbëlsinë e tyre, por dhe përmbajtja  e kalciumit nuk mund të mos vihet re. Rreth katër fiq kanë 50 – 60 mg kalcium.

  1. Lëng portokalli

Një gotë lëng portokalli përmban rreth 350 mg kalcium, bashkë me vitaminë D, vitaminë C, vitaminë A dhe  kalium.

Burimi: Prevention

 

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë