8 ushqimet më të mira për zemrën tuaj

Ajo çka hani nga mëngjesi në darkë dhe midis vakteve, është shumë e rëndësishme për ta mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme. Por e rëndësishme është që ato të jenë edhe të shijshme. Më poshtë gjeni 10 ushqime që e mbajnë zemrën tuaj të fortë.

Porridge with berries (1)Tërshëra

Niseni ditën tuaj me një tas me tërshërë (me qumësht), e cila është e pasur me yndyrna të shëndetshme dhe kalium. Ky ushqim është i pasur me fibra dhe mund të ulë nivelet e kolesterolit të keq (apo LDL) dhe t’i mbajë arteriet tuaja të shëndetshme. Për më tepër shije mund të hidhni në të edhe banane.

salmonSalmoni

Tepër i pasur me acidet yndyrore omega 3 (yndyrna të shëndetshme), salmoni ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Gjithashtu ai është tepër i pasur me antioksidantë.

avokadoAvokado

Mund ta keni dëgjuar, por pak avokado në sanduiç apo në sallatën e spinaqit mund të ndihmojë sasinë e yndyrnave të shëndetshme dhe të ulë nivelin e kolesterolit të keq.

vaj ulliri 22Vaji i ullirit

Gjithashtu ndihmon zemrën tuaj. Siç dihet një vaj ulliri i pastër është tepër i shëndetshëm dhe mund të përdoret në vend të gjalpit kur gatuhet.

Arrat apo lajthitë

Arrat (dhe lajthitë) janë ta pasur me acide yndyrore omega 3, të mira për zemrën tuaj. Ashtu si edhe vaji i ullirit, ato kanë një ndikim tepër të shëndetshëm tek ju.

boronicaFrutat e pyllit

Manaferrat, luleshtrydhet, boronicat janë gjithnjë të mira për t’ju mbrojtur nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri.

Bishtajoret

Fasulet janë shumë të mira për zemrën tuaj, pasi janë të pasura në acide yndyrore të shëndetshme, kalcium dhe fibra të tretshme

Spinaqi

Studimet e kryera mbi 15000 meshkuj kanë treguar se ata që hanin 2,5 porcione perimesh në ditë e ulnin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 25%.

Postime të ngjashme

Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë