8 zakone që dëmtojnë veshkat

Blerina Bombaj, dietologe

Veshkat janë organi i “filtrimit” të gjakut të cilat janë përgjegjëse për largimin e mbetjeve të panevojshme të metabolizmit. Si çdo organ tjetër, ato janë jetësore dhe shëndeti i tyre duhet të jetë prioritet. Ja cilët janë gabimet më të shpeshta që bëjmë në kurriz të veshkave:
1. Konsumi i pakët, i pamjaftueshëm i ujit: Femrat duhet të konsumojnë minimalisht 1,5 litra ujë natyral në ditë dhe meshkujt 2 litra/ditë. Uji ndihmon hollimin e përqendrimit të mbetjeve metabolike dhe toksike, kështu ato nuk dëmtojnë veshkat!
2. Konsumi i tepruar i kripës: konsumi mbi 6gr/dite i kripës së zakonshme i vendos veshkat në “stres” duke rritur tensionin arterial!
3. Proteinat shtazore, sidomos të mishit te kuq: rrisin punën e veshkave për të shkarkuar amoniakun në urinë duke i rrezikuar ato të lodhen dhe të humbasin funksionin gradualisht gjatë viteve.
4. Alkooli: edhe pse 1 gotë vere nuk dëmton, konsumi i shpeshtë i pijeve alkoolike i streson dy organet përgjegjëse për detoksikimin e trupit që janë mëlçia dhe veshkat!
5. Kafeina: konsumi i më shumë se 3 kafeve në ditë, ashtu sikurse kripa, rrit tensionin arterial duke i sforcuar veshkat të shkarkojë më shumë kafeinën dhe kripën!
6. Abuzimi me ilaçet qetësuese: shumë njerëz marrin qetësues me dhimbjen më të vogël. Ky është gabim sepse këto ilaçe mund të dëmtojnë rëndë veshkat dhe mëlçinë nëse merren në vazhdimësi.
7. Pagjumësia: mungesa e gjumit nuk i jep trupit mundësinë të riparojë indet e dëmtuara. Kështu, sikurse shumë sëmundje lidhen me pagjumësinë, një nder to janë edhe sëmundjet e veshkave.
8. Injorimi i nevojës së urinimit dhe shtyrjet e gjata: ky zakon i vendos veshkat në rrezik të inflamimit.
Për të forcuar shëndetin e veshkave, preferoni ushqime si zarzavatet e familjes së kryqëzoreve si brokoli, lulelakra, lakra, fruta të athëta si mollët jeshile, thanat, rrushi i kuq, proteinat e shëndetshme si vezët e fshatit sidomos të bardhën, peshkun e egër, qepët dhe hudhrat, vajin e ullirit cilësor dhe agrumet!/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm