Kryefaqja Box 1 Qofte të shëndetshme me lulelakër (receta)

Qofte të shëndetshme me lulelakër (receta)

0
Shpërndaje

Qofte me lulelakër

Persona: 5

Koha e përgatitjes: 15 minuta – Koha e gatimit: 20 minuta

INGREDIENTËT

  • 1 lulelakër
  • 120 gram djathë grana
  • 1 vezë
  • 3 lugë gjelle bagetë (bukë e thekur e grirë)
  • 1 tufë majdanoz e copëtuar imët
  • Kripë
  • Vaj ulliri

UDHËZIMET

1 -Pastroni lulelakrën dhe e vendosni të ziejë për 15 minuta.

2- Më pas e kulloni dhe e lini mënjanë. (Kujdes: Lulelakra nuk duhet të zbutet shumë).

3- E merrni në një tas dhe e shtypni me pirun. Shtoni djathin, vezën, bukën, pak kripë dhe në fund majdanozin.

4- I përzieni mirë të gjitha bashkë me dorë.

5- Me dorë formoni disa qofte me forma sipas dëshirës.

6- Merrni një tavë dhe vendosni një letër kuzhine. Radhisni njëra pas tjetrës qoftet dhe i fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!/neps.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here