9 arsye pse jashtëqitja juaj ka erë më të rëndë se zakonisht

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Nëse jashtëqitja juaj ka një ndryshim në erë, por kjo ndodh vetëm një herë, atëherë arsyeja mund të jetë diçka që keni pirë apo ngrënë. Por nëse ndodh më shpesh, mund të ketë arsye të tjera. Ndryshimet e erës që shoqërohen me simptoma si therje, dhimbje gastrointenstinale, rënie në peshë etj janë arsye për t’u konsultuar me mjekun.

Disa arsye që mund të jenë duke e shkaktuar këtë ndryshim në erë janë:

  1. Keni ngrënë ushqime të pasura me sulfur.

Ushqimet e pasura me sulfur si mishi, djathi dhe disa perime (brokoli, lulelakra, lakra e Brukselit) janë më të vështira për tu tretur se ushqimet e tjera, prandaj stomaku juaj duhet të punojë më shumë për ta bërë ketë. Kështu, gjatë këtij procesi çlirohen më shumë gazra, të cilët shkaktojnë erën e rëndë. Nëse në dietën tuaj ka shumë ushqime të pasura me sulfur, ju ose mund të zvogëloni racionet që merrni ose mund të shmangni konsumimin e disa ushqimeve të tilla në të njëjtin vakt.

  1. Një intolerancë ndaj një ushqimi mund të jetë duke shkaktuar probleme.

Nëse zbuloni se ushqime të caktuara ju shkaktojnë më shumë gazra apo jashtëqitje me erë të rëndë, mund të keni një intolerancë ndaj një ushqimi të caktuar. Zakonisht është intolerancë ndaj laktozës por mund të jetë dhe intolerancë ndaj fruktozës apo karbohidrateve të tjera.

Mbani shënim ushqimet që konsumoni për një apo dy javë dhe identifikoni ushqimet që jua shkaktojnë këto probleme. Mund të zbuloni se ingredientë të caktuar mund të jenë shkaktarët dhe mund të jetë i nevojshëm largimi i tyre nga menuja.

  1. Keni pirë shumë koktejle

Lloji i alkoolit apo sa shumë alkool pini mund të ndikojnë në jashtëqitjen tuaj. Vetë alkooli ka përmbajtje të lartë sulfatesh, gjë e cila konverohet nga stomaku në gazra me erë të rëndë. Ndonjëherë, kur keni konsumuar shumë alkool, zorra e trashë punon më shumë për të ekskretuar mbeturinat e tepërta, duke i nxjerrë më shpejt nga sistemi. Përveç se të pini më pak alkool, sigurohuni të pini shumë ujë.

  1. Ushqimi i shpejtë (fast – food)

Ushqimet e procesuara dhe të ëmbla janë të vështira për tu tretur. Si rezultat, procesi i tretjes është më i gjatë, ushqimi qëndron më shumë në organizmin tuaj dhe trupi prodhon më shumë gazra. Gjithashtu ushqimi i shpejtë përmban shumë yndyrna dhe kimikate, të cilat ndonjëherë janë të vështira për për t’u shpërbërë dhe përthithur nga organizmi.

  1. Mund të jetë një efekt anësor i medikamenteve apo suplementeve që po përdorni.

Shumë medikamente janë të mbështjella me substance, siç është sorbitoli, që mund të fermentohet në stomak, duke shkaktuar jashtëqitje me erë të rëndë. E njëjta gjë edhe me vitaminat  dhe suplementet.

  1. Jeni kaps

Sa më shumë kohë t’i duhet jashtëqitjes të kalojë nga zorra e trashë, aq më shumë kohë ka për tu fermentuar dhe për të shkaktuar erë të rëndë. Në mënyrë që ta kaloni këtë situatë, provoni të rrisni sasinë e ujit që pini dhe të hani ushqime që janë të lehta për tu tretur.

  1. Një ndryshim që sapo keni bërë në dietën tuaj

Personat me një dietë me ushqime të pasura me proteina apo yndyrna, të cilët konsumojnë shumë mishra dhe djathra, do kenë një erë të rëndë të jashtëqitjes. Shumica e njerëzve janë mësuar të marrin fibra nga ushqimet në dietën e tyre, por kur këto ushqime eleminohen dhe trupi nuk merr më fibër atëherë tretja bëhet më e vështirë.

  1. Ju keni (ose keni pasur) një infeksion

Infeksionet në zorrë apo stomak mund të jenë virale, bakteriale apo parazitike, duke shkaktuar inflamacion të traktit gastrintenstinal. Simptomat mund të përfshijnë dhimbje abdominale, të vjella dhe diarre me erë të rëndë. Mjeku juaj mund ta testojë jashtëqitjen tuaj për të determinuar llojin e infeksionit dhe trajtimin e duhur.

  1. Sëmundje të tjera të traktit tretës

Disa sëmundje që mund të ndikojnë në problem me jashtëqitjen, duke përfshirë erën e rëndë janë: sëmundja celiake, pankreatiti, sëmundja e Kronit apo çregullimi inflamator i zorrëve.

Burimi: Prevention

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë