9 “dëshmitarë të heshtur” që tregojnë se mund të keni probleme me tiroiden!

Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta

tiroide

Tiroidja, një gjëndër e vogël në formë fluture që gjendet tek pjesa e përparme e qafës, është një organ i rëndësishëm i trupit. Ajo është pjesë e sistemit të endokrinës dhe luan një rol të rëndësishëm në kontrollin e proceseve metabolike në trup.

Pavarësisht këtij roli të rëndësishëm, problemet me tiroidet janë shumë të zakonshme. Ato janë më të përhapura tek femrat sesa tek  meshkujt. Sipas Departamentit Amerikan të Shëndetit dhe Kujdesit ndaj Njeriut, një në tetë femra preken nga problemet me tiroidet gjatë jetës së tyre. Nëse tiroidet nuk funksionojnë siç duhet, dhe fillojnë të prodhojë më pak ose më shumë hormone seç duhet, atëherë mund të ndikojnë negativisht tek funksionet bazike të trupit, si gjumi, riprodhimi, oreksi dhe tretja.

Ja disa shenja që jep trupi, për të sinjalizuar se ju vuani nga ky problem, edhe pse ende mund të mos keni diagnozën në dorë:

  1. Keni shtuar peshë dhe nuk mund ta humbni atë pa marrë parasysh atë që bëni ju (dieta, ushtrime).
  2. Jeni duke humbur peshë në mënyrë misterioze.
  3. Keni probleme me oreksin.
  4. Probleme me periodat.
  5. Ndiheni të lodhur dhe të pafuqishëm.
  6. Mund të keni ndryshime me humorin.
  7. Lëkurë e thatë dhe flokë të dobët.
  8. Mund të vuani nga kapsllëku ose diarreja.
  9. Ndieni shumë të ftohtë ose djersitni tej mase.

Dieta ushqimore luan një rol shumë të rëndësishëm për funksionimin e tiroideve. Lexoni disa nga ushqimet më të mira për tiroidet dhe ato që duhet të shmangni nëse vuani nga kjo sëmundje.

Burmi: http://www.self.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak