9 HEC-e të tjera mbi lumin Langaricë

Seniora 2

9 HEC-e të tjera do të ndërtohen mbi lumin Langaricë nga kompania “Rajan Energy”. Langarica tashmë ka 2 HEC-e, njëra prej të cilave ka ngjallur shumë kundërshtime nga komuniteti lokal dhe shoqatat mjedisore, langaricasepse është ndërtuar në monument natyror dhe park kombëtar. 9 HEC-et janë: HEC-Dedovë, HEC-Sotire, HEC-Mesare, HEC-Gradishtë, HEC-Osnat, HEC-Peshtan, HEC-Pode, HEC-Radon, HEC-Rajan 2. 6 HEC-et e fundit bien në zonën e mbrojtur të burimeve të menaxhuara Piskal-Shqerri, ku zbatohet shkalla e katërt e mbrojtjes. Piskal-Shqerri është zonë shumë e bukur turistike, me ujvara e përrenj të vizituar dhe nga turistë të huaj.

Këto zona janë shpallur të mbrojtura për të ruajtur florën dhe faunën e tyre nga ndërhyrja njerëzore. Pothuaj gjithë HEC-et e vogla marrin mbi 80% të ujit të përrenjve dhe i fusin në tuba, duke pakësuar rrjedhjen e lirë të përrenjve. HEC-et janë të detyruara të lënë rrjedhje ekologjike në shtratin natyral të përrenjve, por kjo shpesh nuk zbatohet dhe nuk monitorohet. Ndërtimi i këtyre HEC-eve do të ketë ndikim negativ në potencialin turistik të zonës, ndërsa rrezikon edhe llixhat e Bënjës.

 

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese