9 këshilla si të flesh gjumë më të mirë

gjumeNga Lumturi Mërkuri, mjeke – specialiste e Shëndetit Publik

1. Redukto stresin që është pothuaj arsyeja kryesore për prishjen e gjumit. Është e pamundur të mos kesh stres në jetë. Për mjaft prej problemeve ne nuk kemi në dorë t’i ndryshojmë. Por ajo që ne kemi në dorë, është të përpiqemi për ta reduktuar/ menaxhuar stresin. Kufizoni në minimum mendimet në lidhje me ditën tuaj dhe përpiquni të mos fokusoheni në gjëra stresuese para gjumit. Marrja e problemeve të ditës në shtrat është mënyrë e sigurt për të mos fjetur gjumë. Mendoni gjëra të lumtura para se të shkosh në shtrat. Përdorni teknika relaksimi: frymëmarrje të thella, vizualizim – mbyllni sytë e imagjinoni një vend të qetë dhe çlodhës ose meditim.

2. Përpiquni të bëni gjëra të gëzueshme para gjumit. Provoni të lexoni një libër të mirë, të shëtisni ose të bëni diçka që nuk është stresuese.

3. Bëni një dush të ngrohtë relaksues para gjumit.

4. Mundohuni të dëgjoni muzikë dhe sidomos atë që ju pëlqen ju.

5. Mos shikoni asgjë dramatike/shqetësuese në televizion/internet para gjumit. Hiqni televizorin nga dhoma e gjumit.  Shumë njerëz e përdorin televizorin për të rënë në gjumë dhe ky është një gabim.

Lumturi merkuri

Lumturi Mërkuri

7. Mbani të rregullt dhomën e gjumit: dhoma e gjumit duhet të jetë si një shenjtërore. Grumbujt e rrobave të hedhura në shtrat, një mal me gjëra që rrinë rrëmujë para jush, të pengojnë emocionalisht dhe çojnë në probleme për të fjetur. Një hapësirë e qetë dhe e organizuar do t’ju ndihmojë të ndiheni më të relaksuar.

8. Mbani dhomën tuaj të freskët: dhoma e gjumit duhet e ventiluar me një temperaturë që është e favorshme për të fjetur. Kjo temperaturë do të varet vetëm nga ju.

9. Bëni dhomën tuaj të errët: për të mbajtur dhomën e gjumit të errët sa të jetë e mundur, kur bëni instalime duhet të mendoni të krijoni një dhomë të errësuar. Nëse jeni mësuar të keni një dritë nate kur flini, mbajeni nëse ju bën të ndiheni rehat. Nëse keni nevojë për errësirë të plotë, sigurohu që perdet dhe grilat janë mbyllur. 

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike