Kryefaqja Dieta 9 ushqime për një gjumë më të mirë

9 ushqime për një gjumë më të mirë

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Gjumi i mirë është shumë i rëndësishëm për shëndetin. Mund të reduktojë riskun për të zhvilluar sëmundje të caktuara kronike, e mban trurin dhe sistemin tretës të shëndetshëm dhe ndihmon në përmirësimin e sitemit imunitar.

Rekomandohet të bëhen 7 deri në 9 orë të pandërprera gjumë çdo natë, por jo të gjithë arrijnë ta bëjnë këtë. Ka shumë strategji që mund të përdorësh për të bërë një gjumë më të mirë, duke përfshirë këtu edhe ngrënien e ushqimeve që ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Disa nga këto ushqime janë:

Fiqtë

Fiqtë përmbajnë kalium, magnez, kalcium dhe hekur. Këto minerale ndihmojnë me rrjedhën e gjakut dhe tkurrjen e muskujve, që janë kyç për rënien në gjumë. Gjithashtu fiqtë përmbajnë fibër që do ju mbajë të ngopur.

Shalqiri 

Gjysma e përbërjes së shalqirit është ujë, prandaj konumimi i tij do ju hidratojë para gjumi dhe do të eleminojë urinë pas darke për shkak të volumit dhe fibrës që përmban.

Fistikët

Fistikët kanë në përbërje proteinë, vitaminë B6 dhe magnez, e të gjitha këto kontribuojnë për një gjumë më të mirë. Por nëse e teproni në ngrënien e tyre do të kenë efektin e kundërt, duke ju lënë pa gjumë.

Pjepër

Meqë dehidratimi mund të ndikojë në aftësinë për të rënë dhe për të qëndruar në gjumë, ngrënia e pjeprave ashtu si dhe shalqirit ndihmon në cilësinë e gjumit. Rekomandohen gjithashtu dhe fruta si molla, portokalli dhe dardha.

Çajra bimorë

Çajrat bimorë, në veçanti kamomili, janë shumë të mirë për qetësimin e nervave para gjumit. GJithashtu bashkë me çajin e xhinxherit janë shumë hidratues dhe qetësues për stomakun.

Bajamet

Bajamet përmbajnë triptofan dhe magnez, të cilët ndihmojnë në reduktimin natyral të funksionit të muskujve dhe nervave, duke stabilizuar rrahjet e zemrës në të njëjtën kohë.

Qershitë

Mënyra më e mirë për të bërë një gjum të mirë është duke rritur marrjen e melatoninës. Qershitë, bashkë me arrat dhe tërshërën janë një burim natyral i melatoninës. Duke u ngrënë rregullisht, këto ushqime mund t’ju ndihmojnë me rregullimin e ciklit të gjumit.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë përmban serotoninë, që qetëson trupin dhe trurin tuaj, pa përmendur përfitimet e tjera të shëndetit.

Bananet

Magnezi dhe kaliumi në banane shërbejnë si relaksues për muskujt dhe nervat. Gjithashtu vitamina B6 që gjendet në këtë frut e kthen triptofanin në serotoninë, duke rritur kështu edhe më shumë relaksimin.

Burimi: GH

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here