90.000 punonjës të shëndetësisë të infektuar me COVID-19

Të paktën 90.000 punonjës të kujdesit shëndetësor në të gjithë botën janë të infektuar dhe së paku 260 prej tyre e kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, dhe ndoshta ky numër mund të jetë dyfish më i lartë për shkak të mungesës së vazhdueshme të pajisjeve mbrojtëse, u shpreh Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve (ICN).

“Gjatë javëve të fundit, në bazë të raporteve kemi vënë re se vdekjet e infermierëve rriten nga 100 në më shumë se 260. Ndërkohë që të dhënat për numrat e të infektuarve të punonjësve të kujdesit shëndetësor është rritur nga 23.000 në më shumë se 90.000, por kjo shifër akoma nuk është totalisht e saktë, sepse në vlerësim nuk janë të përfshira të gjitha vendet e botës.

Ne e dimë se aktualisht ka 3.5 milionë raste të konfirmuara të infektuarish me coronavirus në të gjithë botën. Nëse niveli mesatar i infeksionit të punonjësve të kujdesit shëndetësor është rreth gjashtë për qind, mendojmë se për këto shifra në nivel global mund të jenë më shumë se 200.000 punonjës shëndetësor të infektuar deri tani”, tha Howard Catton, kreu i Këshilli Ndërkombëtar të Infermierëve

Vlerësimi bazohet në informacionin e mbledhur nga shoqatat kombëtare të infermierisë nga 30 vende ku operon.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila është duke koordinuar përgjigjen globale ndaj pandemisë, thotë se 194 shtetet anëtare të saj nuk kanë dhënë shifra të sakta për infeksionet e punonjësve  të shëndetësisë, por sipas të dhënave të tyre të fundit, deri më 11 prill rezultojnë të infektuar 22.000 punonjës.

Por zyrtarët e ICN i konsiderojnë të dhënat e raportuara nga OBSH-ja tej mase tronditëse dhe që nënvlerësojnë realitetin.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim