90 infermierë hiqen nga puna në spitalin e Elbasanit

Denisa Canameti, Shëndet+

“Gati 90 infermierë dhe infermiere janë hequr nga puna në pak ditë në spitalet e Elbasanit.Terror terror po ushtrohet ndaj bluzave të bardhave në Elbasan vetëm që vetëm që të hapin vende pune për militantet e partive. Kjo është e turpshme!”. Kjo është deklarata e shkruar në rrjetet sociale nga Infermierët e Elbasanit.

spitali i elbasanitTeksa ankohen për pushimet nga puna, burime brenda këtij spitali konfirmojnë “karakterin e vështirë” të drejtoreshës aktuale, e cila sipas ka një komunikim jo të lehtë me pjesën tjetër të personelit. Në një koment në facebook një mjek shkruan se “ju të Elbasanit ka kohë që i nënshtroheni dhunës të të gjitha formave që drejtoresha e spitalit bën mbi ju, duke e katandisur spitalin si mos më keq”. Komenti vazhdon me akuza akoma më të rënda për drejtoreshën në fjalë.

Drejtoreshë e spitalit të Elbasanit është Desantila Tahiraj. Ardhja e saj në krye të kësaj detyre u konsiderua si një çlirim i këtij spitali nga sundimi i figurave meshkuj. Që në krye të herës drejtoresha erdhi me premtimin se “do të tregohem e rreptë deri në ekstrem, me cilindo mjek, koleg ose jo me mua, me cilindo infermier, apo çdo punonjës të spitaleve dhe administratës, nës konstatoj abuzime me detyrën, marrje ryshfeti, sjellje harbute me pacientin dhe qytetarin”.

Gjithsesi shumë nga personeli mjekësor thonë se ndihen të abuzuar prej sjelljes së drejtueses, duke pasur edhe frikë të flasin.

Lidhur me këto ankesa dhe deklarata, redaksia e gazetës “Shëndet+” u përpoq të kontaktonte me drejtoreshën, por një gjë e tillë nuk ishte e mundur.

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë