Faktorët e riskut
- Të kesh infeksion me HP (helikobakter pylori) na ekspozon 2-6 herë më shumë ndaj kancerit në krahasim me ata që nuk e kanë këtë infeksion. Të kesh HP së bashku me një formë geni që shkakton aciditet të ulët në stomak rrit rriskun për kancer të stomakut.
Seksi mashkull, i riskuar 2 herë më shumë se seksi femër.- Mosha 50-60 vjeç. Por mund të haset edhe nën moshën 40 vjeç.
- Dieta ka një rol të rëndësishëm. Konsumimi i ushqimeve të konservuara, të tymosura, të regjura, i ushqimeve me përmbajtje të nitriteve dhe nitrateve, sidomos në mishrat e përpunuar, përbën një faktor risku që nuk duhet neglizhuar.
- Alkooli dhe duhani
- Stomaku i operuar përbën rrezik pas rreth 20 vjetësh nga operacioni i bërë. Zakonisht bëhet fjalë për heqjen e një pjese të stomakut, ose për rivendosje të valvulës pylorike, ndërhyrje që bëheshin për trajtimin e ulçerës peptike.
- Polipet e stomakut, të cilat janë rritje të vogla në brendësi të stomakut, në përgjithësi janë beninje, por polipet adenomatoze sidomos kur janë me diametër më të madh se 1 cm, janë shpesh prekanceroze.
- Sindroma familjare e kancerit përfshin një çrregullim të trashëgueshëm; si polipoza adenomatoze familjare, kanceri jo polipoz i kolonit, të cilat lehtësisht rrisin riskun për kancer të stomakut.
- Historia familjare: në qoftë se prindërit kanë vuajtur nga kjo diagnozë, ekziston një risk 2-4 herë më shumë për kancer stomaku.
- Anemia pernicioze është një konditë që shpesh shoqëron gastritin atrofik. Kjo lidhet me mungesën e vitaminës B12, e cila ndikon në prodhimin e qelizave të kuqe, të shëndetshme të gjakut. Kjo anemi kurohet lehtë me injeksione të vit B12, por të kesh këtë sëmundje, ke një risk për kancer stomaku.
- Grupi i gjakut A: për arsye ende të panjohura personat me këtë grup gjaku kanë një risk me të madh për kancer stomaku.
- Ekspozimi ambjental ka të bëjë me disa vende pune të kontaminuara si me asbest, nikel etj.
- Obeziteti: burrat që peshojnë 15-20 kg më shumë se pesha ideale kanë një risk më të madh.


