Studimi: Ilaçi për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 20%

Një injeksion për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër me 20%. Personat që morën medikamentin semaglutide kishin një rrezik 20% më të ulët të sulmit në zemër, goditjes në tru ose vdekjes për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimi i paraqitur në Kongresin Evropian të Obezitetit (ECO) dhe i udhëhequr nga studiues në University College London zbuloi gjithashtu se personat që morën semaglutide kishin përfitime kardiovaskulare, pavarësisht nga pesha e tyre fillestare ose sasia e peshës që kishin humbur.Gjithashtu personat me obezitet të lehtë ose që kanë humbur shumë pak peshë mund të kenë një rezultat më të mirë. Studimi përfshiu 17,604 të rritur të moshës mbi 45 vjeç nga 41 vende. Pjesëmarrësve, të cilët gjithashtu kishin përjetuar më parë një problem kardiovaskular si një atak në zemër, morën një dozë prej 2.5 mg semaglutide ose një placebo për një periudhë mesatare prej 40 muajsh.

Nga 8,803 pacientë 569 (6,5%) përjetuan atak në zemër, krahasuar me 701 (8%) nga 8,801 pacientë në grupin placebo. Rreth 7.6 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë me sëmundje të zemrës ose të qarkullimit të gjakut, sipas Fondacionit Britanik të Zemrës. Ndërkaq, ilaçi për humbjen e peshës mund të rrisë ndjeshëm ovulimin.

Në TikTok po thuhet se ka gra që po ngelin shtatzënë prej përdorimit të tij. “Ozempic babies” (bebet ozempic) është termi më i ri që ka shpërthyer online dhe raportimet për të vetëm shtohen çdo ditë. Por çfarë thonë ekspertët për këtë temë? “Shkenca ka vërtetuar se humbja e peshës, mund të rrisë ndjeshëm ovulimin te gratë me çrregullimin e ciklit menstrual”,-thotë Karen Wheeler, e njohur si mjeke endokrinologjiste.

Gratë që humbin peshë me Ozmepic dhe më parë kanë pasur probleme me ovulimin, mund të nisin të kenë ovulim. Nëse nuk po përdorin metoda kontraceptive gjasat janë të larta që të ngelin shtatzënë kur janë duke përdorur ilaçin./TAR

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj