Formën e ka si veshka, por punon për zemrën!

Blerina Bombaj, dietologe

Bëhet fjalë për një frut të thatë, nga më të ushqyeshmit në llojin e tij – kasius (shënim redaksional: në fjalorin shqip e gjeni me emrin “shqeme”, në italisht “anacardo”, në anglisht “cashew”)

Shqeme anacardo kasiusKy frut i thatë, ndryshe nga të tjerët, përmban më pak yndyrë dhe 80% të kësaj yndyre e ka esenciale, të ngjashme me atë të vajit të ullirit! Ky frut i thatë përmban lëndë ushqyese që ndër të tjera bëjnë mirë edhe për:

-formimin dhe mirëmbajtjen e masës kockore pasi përmban kalcium dhe fosfor

-tensionin e lartë pasi përmban magnez

-metabolizmin pasi përmban bakër dhe magnez

-zemrën pasi përmban acide lyrore, të cilat lehtësojnë qarkullimin në arterie të gjakut

-parandalimin e gurëve në tëmth!

Vetëm kanë një të keqe, që kur fillon, nuk mbaron, prandaj kujdes sasinë.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe