OBSH apelon për vaksinim kundër fruthit: Mbi 50 mijë raste në 3 muaj në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë alarmin për rritjen e numrit të personave të prekur nga fruthi. Sipas raporteve të fundit, 56 634 raste të fruthit dhe katër vdekje u raportuan zyrtarisht në 45 nga 53 vendet e Rajonit Evropian të OBSH-së në tre muajt e parë të 2024-ës.

“I bëj thirrje të gjitha vendeve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme, edhe aty ku mbulimi i përgjithshëm i vaksinimit është i lartë, të vaksinojnë grupet vulnerabël, të mbulojnë boshllëqet e imunitetit dhe kështu të parandalojnë përhapjen e virusit në çdo komunitet”, tha  Dr. Hans Henri P. Kluge, Drejtor Rajonal i OBSH-së për Evropën.

Sa i takon Shqipërisë, sipas të dhënave zyrtare të ISHP, përgjatë 3 muajve janë regjistruar 38 raste me fruth dhe asnjë fatalitet.

Ekspertët thonë së fruthi ka një efekt shkatërrues në shëndetin e fëmijëve, ku foshnjat janë më të rrezikuara nga komplikime të rënda. Më shumë se gjysma e atyre që u prekën nga fruthi në 2023 u shtruan në spital. Rreth 50% e të infektuarve janë fëmijë nën 5 vjeç.

Infektimet në rritje gjykohet se kanë ardhur si pasojë e mosvaksinimit.

Ndër fëmijët nën 5 vjeç që u prekën nga fruthi në vitin 2023, më shumë se tre të katërtat nuk kishin marrë asnjë dozë vaksinimi kundër fruthit. Rreth 99% e këtyre fëmijëve nuk kanë marrë dy doza të vaksinës që përmban fruthin, e cila ofron mbrojtjen e nevojshme.

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës