15 të shtruar me Omicron në infektiv, mjeku: Të moshuarit të kenë kujdes

Në Shqipëri po qarkullon varianti Omicron i Covid-19, ku deri më tani raportohet për 15 të shtruar në spitalin infektiv.

Epidemiologu i ISHP Artan Simaku, në një intervistë për A2CNN, tha se prania e variant Omicron që po qarkullon aktualisht në Shqipëri, shfaq simptoma të lehta, por grupet e riskut nuk duhet t’i neglizhojnë.

Sipas tij, ky është një variant i lehtë me sëmundshmëri të lehtë, vetëm me shqetësime fyti, me temperaturë më të ulët se gripi dhe shenjat e përgjithshme

“Gjatë stinës së dimrit ku mbizotëron qarkullimi i gripit Covid qarkullon nën nivel disa herë më të ulët, ndërsa tani ka mbizotërim me Covid. Ka të shtruar në spital dhe janë rreth 15 persona të shtruar të grupmoshës 65 vjeç e lart, janë grupmosha në risk dhe duhet të respektojnë masat; distancim fizik, të evitojnë grumbullimet, mbajtja e maskës dhe higjienë e mirë, të lajnë duart. Qarkullon varianti Omicron me nënvariantet e tij. Është një variant i lehtë me sëmundshmëri të lehtë, vetëm me shqetësime fyti, me temperaturë më të ulët se gripi dhe shenjat e përgjithshme”, tha ai.

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?