Mos duhet të testohet edhe Petrela?!

Nëse duhet të testohen mjekët sepse pretendohet që kanë një nivel të ulët, atëherë është koha që të testohen edhe profesorët që nxorën mjekët e sotëm. Mjeku i shërbimit të urgjencës së kardiologjisë në QSUT, Petrit doktore me maskaVargu, ngre dyshime lidhur me këtë testim, ndërsa përmend mbledhjen e organizuar në QSUT të premten lidhur me provimin e personelit shëndetësor.

“Të nderuar miq! Sot në Q.S.U. “Nënë Tereza” u organizua një mbledhje në lidhje me provimin që do të japë personeli shëndetësor. Në favor të provimit u prononcua Mentor Petrela dhe ish-kandidati për të marrë organizatën e PD-së në zonën e Cirkut të Tiranës para 8 vitesh. Nefrologun në fjalë e njoh mirë se në konkursin e organizuar për të fituar bursën 4-vjeçare të qeverisë Italiane e lashë 7 vende mbrapa. Pyetjen e kam për profesor Petrelën të cilin koha e skualifikoi jo më larg se një javë më parë, kur profesori turk, të dy asistentët për të operuar nënën e Kryeministrit, i mori nga Turqia dhe nuk denjoi ta fusë profesor Petrelën në sallë. Mos vallë testimi duhet të nisë nga profesorët të cilët janë përgjegjësit kryesorë që “mjekët ordinatorë janë kaq dobët”? Përse këta mjekë nuk dalin e thonë që edhe unë jam gati të bëj testim?”

(Nëna e kryeministrit Edi Rama u operua në Spitalin Amerikan nga neurokirurgu turk Baris Saygili)

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin