“Në spitalin tim bën ftohtë”

Lida Shosha, mjeke në Spitalin e Traumës

Ftohtë nga ky dimër i pamëshirshëm që ka plevitosur gjithë dynjanë, ftohtë nga ftohtësia e drejtuesit tonë të dashur, që sot e Spitali i Traumes (2)konfirmoi plotësisht ftohtësinë e tij profesionale dhe shpirtërore, ftohtë nga mungesa e ngrohjes në pavione e korridore e të duket sikur ecën mes arktikut polar, ftohtë se më duhet të punoj në një shtrat operacioni që do më thyhet në mes nga vjetërsia e ndryshku shumëvjeçar, ftohtë se nuk kam asgjë të ngrohtë që të më ngrohë e të më bëjë të vazhdoj të punoj në ftohtësinë polare konstante të spitalit tim me krevate të prishura, dyshekë të shqyer e të mykur.

Unë… qëndroj në mes të korridorit e flas me vete: “Vallë kjo ishte ëndrra ime? Po sakrifica që bëra një jetë të tërë? Ç’dua unë këtu në mes të kallkanit? Investova në dije, njohuri, trajnime, eksperienca, në spitale e vende që kishin ngrohtësi, dashuri, respekt, dinjitet mjekësor, përkushtim shembullor ndaj pacientit dhe vetja më fut një shuplakë të mirë në surrat dhe më zgjon.

Tani nuk flas me vete, filloj të ulëras: “O Zot, të paktën më jep një rreze dielli të ngrohem unë dhe spitali im!”

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital