Mjekët të shqetësuar: Qytetarët kërkojnë barna pa recetë kundër gripit, rrezikojnë shëndetin

Muaji janar shënoi një rritje të ndjeshme të rasteve të gripit, i cili ka prekur me mijëra persona në të gjithë vendin.Kjo ka bërë që shumë qytetarë në Gjirokastër të kërkojnë medikamente pa rekomandimin e mjekut, një veprim që kundërshtohet nga Urdhëri i Farmacistëve.

Ata theksojnë se marrja e barnave pa konsultë mund të shkaktojë komplikacione serioze për shëndetin e popullatës ndërsa Urdhëri i Farmacistëve në këtë qytet apelon që përdorimi i antibiotikëve në këto raste duhet të jetë i kontrolluar dhe vetëm pas konsultimit me mjekun.

“Për periudhën e gripit, përdorimi i antibiotikëve është një çështje shumë e rëndësishme, sepse përdorimi i tepruar mund të çojë në rezistencë ndaj tyre. Antibiotikët nuk duhet të përdoren në gjendje virale, dhe për këtë arsye është e domosdoshme që pacientët të drejtohen tek mjekët kur simptomat janë më të theksuara”, thotë Albana Braja, Kryetare e Urdhrit të Farmacistëve në Gjirokastër.

“Ne gjithmonë i kemi drejtuar pacientët tek mjekët kur kërkojnë antibiotikë. Asnjëherë nuk jemi përgjigjur kërkesave për barna pa recetë, pasi është e rrezikshme për shëndetin e tyre”, thotë Albana Braja, Kryetare e Urdhrit të Farmacistëve në Gjirokastër.

Në Gjirokastër, çdo ditë rreth 250 persona kërkojnë ndihmë mjekësore për gripin në spital dhe qendrat shëndetësore, duke treguar përhapjen e gjerë të këtij virusi.

Postime të ngjashme

Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin