Paralajmërim për nivelet rekord të norovirusit, është rritur me 40% në një muaj

Norovirusi është arsyeja kryesore e të vjellave dhe diarresë, virusi shumë ngjitës që është shkaku më i zakonshëm i gastroenteritit viral, i cili është një inflamacion i shtresës së brendshme të traktit gastrointestinal.

Rastet e norovirusit janë rritur në nivelin më të lartë të parë ndonjëherë në spitale.

Britanikët që paraqiten në spital me simptoma të të vjellave dhe diarre është më shumë se dyfishi i të njëjtës kohë të vitit të kaluar. Mbi 1,100 pacientë në ditë  janë paraqitur në spital në Angli me norovirus javën e kaluar, nga 950 në javën e kaluar dhe 784 në muaj çdo ditë – një rritje prej 40 për qind.

Shumica e njerëzve nuk kanë nevojë të paraqiten në spital, pasi e kalojnë vetë. Por për ata që janë më të prekshëm, zakonisht të moshuarit, të rinjtë me imunitet të dobët mund të çojë në dehidrim serioz, duke çuar në shtrime në spital.

Shenjat e hershme të dehidrimit mund të përfshijnë gojë dhe fyt të thatë, marramendje, lodhje, urinim më pak se zakonisht.

Profesor Sir Stephen Powis, drejtori kombëtar mjekësor i NHS në Angli, tha: “Është shqetësuese të shohësh që numri i pacientëve me norovirus ka arritur një maksimum historik. Për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së norovirusit, është e rëndësishme të të lani duart shpesh me sapun dhe ujë dhe të shmangni turmat me njerëz.”

Virusi zakonisht përhapet përmes kontaktit të ngushtë me dikë që është i infektuar, ose duke prekur sipërfaqe ose objekte, ose duke ngrënë ushqimin e dikujt që është infektuar.

Pushimi dhe marrja e shumë lëngjeve shpesh rekomandohen nga profesionistët e shëndetit për të ndihmuar në rikuperimin. Paracetamoli gjithashtu mund të ndihmojë në ethe ose dhimbje.

Shumë pacientë kërkojnë edhe antibiotikë nga mjekët, por këto janë joefektive kundër viruseve./Dailymail

 

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara