Duhani shkakton 16 lloje kanceri, mjeku pneumolog: Kemi pacientë 30 vjeçar të prekur

Duhani është cilësuar shkaktar i 16 llojeve të kancereve në trup , ku më i shprehuri është ai i mushkërive. Arben Tanka, Mjek pneumolog në Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’ tha për emisionin ‘Health o ‘clock” në Euronews Albania, që rastet me kancer të mushkrive kanë zbritur në mosha të reja.

“Duhani është i aftë të shkaktojë kancer në 16 llojë të kancerave dhe gjithashtu jep dëmtime shumë të mëdha të cilat shkaktojnë sëmundshmëri, invaliditet por dhe kosto për shërbimin shëndetësor. Probabiliteti të krijohet kancer i mushkërive duke bërë krahasim të një personi i cili është jo duhanpirës me një duhanpirës, te duhanpirësi është 25 herë më i madh.

Sot shohim pacientë edhe në moshën 30-vjeç që kanë pasur kancer mushkërie, kjo i atribuohet fillimit të duhanit në moshë të re. Në këtë rast rritet probabiliteti i krijimit të kancerit në mushkëri, aq më tepër kur ke kaluar 15 vite konsum të duhanit dhe të kesh pirë të paktën nga një paketë në ditë”, tha mjeku pneumolog.

Rritja e konsumit të duhanit edhe tek femrat sipas mjekut ka çuar në rritje të infertilitetit, apo probleme gjatë shtatëzanisë.

“Përtej kancerit të mushkërive, duhanpirja tek femrat sjell probleme të infertilitetit.  Shtatëzania dhe duhanpirja kanë shumë problematika. Mund të kemi aborte të papritura, mund të kemi lindje të parakohshme, problematika të tjera të barrës, zhvillim të keq të fëmijës”, shpjegoi Arben Tanka.

Sëmundja pulmonare obstructive kronike, apo sic njihet ndryshe SPOK është tejet e përhapur mes duhanpirësve. Mjeku Pneumolog, u shpreh se pacientët vijnë me vështirësi në frymëmarrje dhe kollë që zgjat.

Postime të ngjashme

Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para