Korrupsion apo kërcënim?

Një mjeke e cila është duke vizituar një fëmijë kërcënohet dhe i bërtitet nga një burrë, i cili i kërkon llogari pse pranoi lekë nga një i afërm i tij për një vizitë. Një video e hedhur në rrjetet sociale, e cila akuzon për korrupsion mjeken e urgjencës së Pediatrisë, në fakt nxjerr fare zbuluar sesa të kërcënuar janë mjekët që punojnë aty.

korrupsioniNjë burrë hyn në zyrën e mjekes, e cila është duke vizituar një fëmijë, dhe i bërtet dhe e kërcënon, madje duke i futur edhe dorën në xhepin e bluzës së bardhë. “Pse i more lekë?” është pyetja e personit që bërtet, ndërkohë që rri me telefon në dorë duke regjistruar. Nga ana tjetër, mjekja e pyet: “Kujt i kam kërkuar lekë?” Burri i fut dorën në xhep mjekes që po viziton fëmijën dhe i merr që aty një 200-lekësh të cilën e nxjerr para kamerës, për të treguar që dikush ka futur ato para në xhepin e mjekes.

E publikuar në rrjetet sociale me thënien: “Ja si merren lekët pa pikë turpi në Spitalin Pediatrik të Tiranës. SHËNIM: Nuk kemi gjë personale me infermieren, por me sistemin”, në fakt videoja nxjerr më shumë në pah rrezikun që u kanoset çdo ditë bluzave të bardha.

https://www.youtube.com/watch?v=FQ7WaeRCVEo

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën