Shpërthen sërish fruthi – ja çfarë duhet të dini

Fruthi është kthyer në lajme. Është një nga sëmundjet më ngjitëse me të cilat është përballur ndonjëherë njerëzimi. Dhe si një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë së fëmijëve në mbarë botën, ajo kërcënon jetët e njerëzve edhe sot e kësaj dite. Por është e parandalueshme përmes imunizimit. Mësoni se si një nxënës 11-vjeçar i ndihmoi mjekët të shpëtonin mbi 60,000,000 njerëz nga fruthi  https://bit.ly/4gW8Uck

Simptomat e fruthit zakonisht shfaqen 10-12 ditë pas infektimit dhe përfshijnë:

– temperaturë të lartë

– rrjedhje nga hundët

– sy të skuqur

– njolla të bardha që përhapen në pjesën e poshtme të gojës– Skuqje në fytyrë dhe qafë duke u përhapur poshtë

Fruthi ishte një nga sëmundjet e para që u shënjestruan nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 1974 kur Programi i Zgjeruar i Imunizimit filloi në mbarë botën.
Në Rajonin Europian të OBSH-së, normat e vaksinimit u rritën kohët e fundit, duke shkuar nga 94% në 95% në 2023. Megjithatë, mbetet alarmante, që mbi 500,000 fëmijë humbën dozën e parë dhe 900,000 të tjerë nuk e morën dot dozën e dytë.

Të 53 Shtetet Anëtare të OBSH-së në Europë, janë zotuar për qëllimin e eliminimit të fruthit siç përcaktohet nga Axhenda Europiane e Imunizimit 2030. OBSH/Europa ofron mbështetje teknike për Shtetet Anëtare për të siguruar zbatimin e plotë të tij.
Së bashku, ne mund të eliminojmë fruthin në rajonin tonë.

Më shumë informacione rreth fruthit: https://bit.ly/4h1rq2X

WHO Regional Office for Europe’s Post/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca