Kequshqyerja po ndikon në shtimin e pacientëve Hashimoto, mjekët kërkojnë futjen e analizës në kontrollin mjekësor bazë

Kequshqyerja dhe faktorët ambientalë po ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve autoimune. Pas një studimi të kryer në popullatën shqiptare, mjekë endokronologë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, kanë arritur në përfundimin se nivelet e ulta të vitaminës D, të hekurit dhe seleniumit janë bërë shkak për shfaqjen e Hashimotos, sëmundjes autoimune të tiroides.

Dorina Minxuri, autorja e studimit tregon për A2CNN se afro  1 mijë persona të shëndoshë, të moshave 18-75 vjeç, në të gjithë vendin,  janë testuar në mënyrë të detajuar për funksionin e tiroides dhe sëmundjeve autoimune të saj.

Analizat treguan se 14% e të testuarve kanë mosfunskionim të gjendrës tiroide. Ndërsa  27% e femrave  dhe 18% e meshkujve rezultuan të prekur nga Hashimoto, sëmundja autoimmune, që trupi zhvillon kur nuk e njeh tiroiden si pjesë të tijën dhe prodhon antitrupa për ta shkatërruar atë.

Mjekja endokrinologe tregon se çfarë studimi zbuloi studimi në lidhje me ushqimet që konsumonin personat që rezultuan Hashimoto.

“Na rezultoi që individët me Hashimoto kishin një konsum më të lartë të bulmetit me yndyrë, të ëmbëlsirave, të ushqimeve të shpejta ose fast-food, dhe një përdorim të tepërt të vezëve në dietë.”

Sipas autores së studimit, shpeshtësia e rasteve të zbuluara me probleme të tiroides nxjerr në pah nevojën për futjen e analizës së tiroides ne programin mjekësor bazë, i njohur ndryshe Check- up.

Studimi 2-vjeçar në popullsinë shqiptare tregoi se femrat janë  5 deri 10 here me të prekura se meshkujt nga sëmundjet e tiroides. Shkaku sipas mjekëve endokrinologë ka lidhje me ndryshimet hormonale, kryesisht pas lindjes.

Problemet e tiroides shfaqen kryesisht pas moshës 45 vjeç, por mjeket theksojnë se vitet e fundit janë shtuar fëmijët e diagnostikuar me Hashimoto. Shpeshtësia më e lartë e sëmundjes rezultoi në Tiranë për shkak edhe të popullsisë më të madhe.

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025