Testimi mjekësor mund të kthehet në bumerang

Dr. Kastriot Melyshi

 

Të ndëruar lexues është kënaqësi të këmi një intervistë me Dr. Kastriot Melyshin, I cili ka shërbyer me dekada pranë Qendrës spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ai shpejgon të gjitha arsyet se përse është kundra fushatës së testimit të bluzave të bardha dhe se kjo fushatë mund të kthehet në bumerang për shëndetësinë.

mjeke proteste 2

Dr. Kastrioti. Përse e quani këtë testim “Një bumerang”?

Pas reagimit të gjërë mosaprovues të personelit mjeksor, janë thirur shefat e klinikave të QSUT, të cilët, natyrisht që ishim PRO këtij testimi. Por, në fakt dhe esencë ende ata nuk kanë kuptuar se, ky testim/provim nuk është testim i personelit puntor të shëndetësisë. Ky, mbi të gjitha dhe, për shkakun se kurkush nuk mund t’i testojë ata, do të jetë provimi i tyre. Të vetkënaqur nga privilegji i testuesit, disa prej tyre apo të stafit petagogjik, që ka marrë përsipër të perpilojë pyetjet për provimin në fjalë, mund të angazhohen në përgatitjen e pyetësorit “grackë”.

Një perpilim i tillë dashakeq lë përshtypjen që “profesori” di shumë ndërsa “nxënësit” nuk haber nga mjeksia. Në qoftë kështu (kështu mos qoftë) provimi në fjalë do të japë rezultate të dobëta, d.m.th. ai do të na tregojë se kemi të bëjmë me një personel mjeksor të padenjë për t’i shërbyer shëndetit të popullit. Por, të padenjët, shërbejnë prej vitesh në poliklinikat dhe spitalet tona, nuk ranë nga qielli. Ata janë produkt i këtij profesorati testuesish. Kështu një rezultat i papëlqyeshëm indirekt do të tregojë se kemi të bëjmë me petagogë të papëlqyeshëm, të paaftë ose të korruptuar. Në të kundërt, një rezultat i pranueshëm do të do t’i etiketonte edhe “profesorët” në fjalë, të pranueshëm dhe të lejuar për të vazhduar mësimdhënien e tyre.

Sa të testuar ndihen mjekët dhe inferjerët, në profesionin e tyre?

Personeli shëndetësor i është përgjigjur çdo testimi të ligjshëm e të d.m.sd. që i është kërkuar. Fillimisht kërkohej një dipllomë pas disa viteve studimi ne shkollë, pa të cilën nuk mund të filloje punë. Më vonë u kërkuan disa provime shtojcë, të quajtura pasuniversitare. Personelit të mesëm (infermjer) ju kërkuan edhe disa vite të tjera shkolle, tashmë e quajtur shkolla e lartë e infermjerisë, kërkesë kjo që detyroi edhe mbi 50 vjeçaret, që krahas punës dhe halleve familjare, të vraponin në shkolla e provime të shumta, për të ruajtur vëndet e punës. Disa prej tyre, që u ndodhën në situatë më të mirë ekonomike, paguan para të tjera për të marrë edhe “masterat” përkatës.

Me kohë edhe kerkesat e testimit u shtuan. Mjekët duhet të liçensoheshin për të ruajtuar vendin e punës dhe për të vazhduar ushtrimin e profesionit dhe, për këtë u përcaktuan “kreditet” dhe koha e mbledhjes së tyre. U krijuan dhe organet përkatëse për të monitoruar këtë kërkesë/zhvillim të ri. Sigurish për t’i ndjekur dhe mbledhur 150 kreditet e kërkuara duhej humbur kohë, nga puna në shërbim të popullit, dhe patjetër që duhej shpenzuar disa para të tjera nga mjekët për t’i “blerë” ato. Ndoshta ka ardhur koha që në se ke para je edhe i zgjuar, merr tituj dhe bën karierë. Sot, edhe në botë nuk mund të botosh një artikull, sado me vlerë qoftë ai, pa paguar nga xhepi. Pa llogaritur dëshirën, thuajse të parealizuaeshme nga një pjesë e mirë e mjekëve, për të marrë pjesë në konferenca dhe specializime jashtë shtetit.

E gjitha kjo histori, disa vjeçare, e ka bërë punën e sajë në testimin formal dhe në vazhdimësi të mjekut dhe personelit mjeksor në përgjithësi.

Kështu që, një testim i ri po formal, nuk mund ta them e të parashikoj se çfarë rezultati do të japë, ende më shumë që qëllimi dhe rrjedhoja e këtij testimi është ende e mjegullt.

mjke proteste

Ju keni dyshime për prapthënien e këtij testimi?

Kam përshtypjen se personeli mjeksor është në vetëtestim të përditshëm para pacientit. Asnjë mjek nuk dëshiron dështim në diagnozë e, ende më shumë të përpiqet për ta rënduar me qëllim shëndetin e pacientit. Kështu, cilido nga ne bën përpjekjet e tij maksimale për të mbrritur suksesin në punë dhe, këtë pasuri individuale: intuitën, eksperiencën, dijet nga librat dhe atë të vetëkrijuar si dhe dashurinë ndaj profesionit e ndaj të sëmurit, nuk ka testim shkresash që ta vlerësojë.

Dua të tregoj një fenomen që po ndodh këto ditë: herë pas here vijnë mjekë, banues në Tiranë apo në rrethe të tjera, të specializuar në klinikat tona të cilët, për shkak të pamundësisë së punësimit në vendin e tyre, gjatë këtyre viteve, kanë emigruar jashtë shtetit. Ata vijnë për të kërkuar dokumentin e specializimeve të bëra në QSUT, por të neglizhuar prej tyre: “Me një eksperiencë sadoqoftë në kohështrirje ajo, unë zë vend pune dhe një pagesë më të mirë në Gjermani”, shprehen ata.

Kërkesat për punësimin e mjekëve dhe personelit të mesëm mjeksor ekstrakomunitarë në Gjermani, tashmë janë bërë legale dhe të deklaruara edhe nga mediat tona televizive. Një shteti të tillë i mjafton një dipllomë shqiptare e, në se ke edhe diçka më shumë, letrat e një specialiteti, je edhe më i pranueshëm për ta.

A mund ta kemi ne lluksin për të kërkuar/vlerësuar/testuar me modelet e përtej oqeanit: “model amerikan?”.

Kemi edhe “spital amerikan”, “grek” apo “italjan” në Shqipëri dhe pavarsisht se këto spitale e klinikat të shumta “europiane”, po mjekët tanë shqiptarë i mbajnë. Të huajve që vijnë të punojnë në fund javë aty, u është besuar shëndeti i shqiptarëve pa kaluar testimin minimal atë të komunikimit në shqip me pacientin shqiptar. Për t’u paguar, ata paguhen më mirë se kolegët shqiptarë dhe, më mirë se sa paguhen në vendin e tyre, prej nga ata vijnë.

Pas kësaj “Përse-në” dhe “Sepse-në” e këtij testim mbi testimi, pa pritur që ta tregojë koha, gjithsekush mund ta hamendësojë.

A mendoni ju Dr. Kastrioti se testime të tilla mund të vlerësojnë vërtet nivelin e përgatitjes së mjek/infermjerëve dhe shërbimit që merr pacienti nga ky personel mjekësor?

Duke u nisur nga një aforizëm e gjuhës sonë se, “çdo matje është e metë” dhe nga mënçuria popullore që e përdor atë, mund të analizojmë dhe të konkludojmë për çdo testim, provim apo eksperiment që ka në bazë “mat-jen”. As diplloma e shkollës, as specializimet teoriko-praktike, as masterat dhe gradat shkencore e aq më shumë testime të tilla ende të paratifikuara/të paqartësuara mirë, nuk mund të tregojnë apo të vlerësojnë aftësitë e sejcilit mjek në vehte. Edhe, thjeshtë përfaktin se në mjekësi, ndryshe nga shkencat e tjera ekzakte 2+2 (dy plus dy) nuk është e thënë të bëjnë 4 (katër).

Këto testime do të japin një ide të përgjithëshme e të vakët, d.m.th., një gjysmë/gjasme të vërtetë mbi dijet e thella e të vërteta të personelit mjekësor. Duke qënë se, rezultatet e marra nga testimi në fjalë, do të jenë gjysmake pra gjasme rezultate të vërteta, masat e marra në këtë rast do të jenë po gjysmake dhe jo të vërteta e, për këtë, ky testim nuk do mund t’i shpëtojë efektit “bumerang”. Shërbimi mjekësor dhe pacienti popull nuk do të ketë ndonjë fitim real prej testimeve.

Personalisht, dëshmitar prej shumë vjetësh në testimet e pareshtura të personelit mjeksor, kam vënë re se, personeli përmirson punën e tij të përditëshme, jo për shkak të krediteve, provimeve apo gradave shkencore të kërkuara nga koha dhe ligji, por në saje të përkushtimit në punë kolegjale dhe nxënje individuale. Gjithnjë ekziston dhe formatohet një diferencim i dukshëm e i padukshëm ndërmjet kolegësh por një testim nuk mund të zbulojë diferencimet e padukëshme, ose të vërteta. Ai vepron vetëm në pjesën e dukëshme, sipërfaqësore, pra jo tek e vërteta por, te gjasia/gjasme apo gjysmë ajo. Kështu që edhe masat e mara në bazë të këtyre rezultateve po të tilla do të jenë: siperfaqsore ose të percipta/perceptime, d.m.th., gjysmë të vërteta.

Arritjet më të mëdha të cilat kërkojnë angazhim më të madh nga personeli mjeksor dhe që ky i fundit e ka përvetësuar mjaft mirë dhe në kohë, janë gjetjet dhe përshtatjet teknollogjike, aparaturat e reja e të sofistikuara diagnostike dhe kurative.

Duke u bazuar në një thenie biblike: “I njihni/vlerësoni njerëzit dhe pemët nga frutet që ato japin” dua të them se, testimin e vërtetë ose frutat e personelit mjekësor e bën dhe provon pacienti që ka kontakt të përditshëm me të.

I njëjti personel mjekësor është ai që punon sot si i mirëpaguar në klinikat private dhe si i keqpaguar në ato shtetërore.

Për medimin tim, frika nga testimet skualifikuese me rezikim të vendit të punës dhe, sidomos frika ndaj ndëshkimit të ligjit si dhe etiketimi i “mjekut të korruptuar” nga politika, e ka fyer/thyer mjaftueshëm shenjtërimin e profesionit të mjekut. Politika duhet të mendojë më shumë për rikuperimin e këtij imazhi e jo ta rëndojë më keq atë. Shteti duhet të punojë më shumë për të plotësuar kushtet e punës, që aktualisht mungojnë, të përmirësojë pagesat e personelit mjekësor e, pas kësaj të kerkojë llogari se si shpenyohen taksat e popullit pacient…

Dhe, për ta mbyllur:

Më pyesin fëmijët: “Perse o Ba nuk e jep provimin e gjermanishtes dhe të ikim të gjithë e të jetojmë si njerëz atje?”. Nuk jam i vetmi. Një pyetje të tillë, sipas bisedave mes kolegëve, shumë fëmijë pa ja bëjnë prindërve të tyre mjekë. Ky vend, vendi ynë Shqipëria, që mirëpret, nga kudo, mjekë të huaj, pa asnjë detyrim dhe dëshirë për të komunikuar në gjuhën tonë, nuk paska besim dhe nevojë për Ne?!

A thua ky Bumerang, që vetë po kërkojmë, do të na godasë?!

Të paktën të frenojmë dorën që përgatitet ta hedhë atë.

Postime të ngjashme

Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja