Cigaret elektronike, sa të sigurta janë

Shkencëtarët kanë gjetur sasi të vogla kimikatesh toksike në përbërjen e cigareve elektronike.

Duke u bazuar në një eksperiment të zhvilluar mbi kavjet, ata kanë konstatuar se përdorimi i cigareve elektronike mund të dëmtojë mushkëritë e përdoruesve, si dhe t’i bëjë ata më të prekshëm ndaj icigarenfeksioneve të frymëmarrjes.

Studimi i publikuar në “PLOS ONE” tregoi se në këto cigare u gjetën mbetje të toksinave ‘radikale të lira’ të ngjashme me ato të cigareve normale. Një organizatë për mbrojtjen e mushkërive thotë se duhet të bëhen kërkime më të hollësishme përsa iu përket këtyre cigareve.

Ka pasur gjithmonë debat për këtë produkt që në momentin kur doli në qarkullim, si një mënyrë efikase për të lënë duhanin.

Megjithëse shumë studime pretendojnë se një cigare elektronike është më pak e dëmshme për mushkërinë pasi nuk përmban duhan, ajo ka në përmbajtje të vet nikotinën, që krijon varësi. Gjithsesi, ky studim tregon se prapë se prapë edhe kjo cigare i dëmton mushkëritë.

Efektet e dëmshme

Thomas Sussan, që drejtoi studimin, pohon se konsumimi i cigareve elektronike jep efekte te ndryshme në mushkëri, si: inflacion dhe dëmtim të proteinave.

Nëse këto efekte ndiqen nga një infeksion bakterial, ato do të theksohen edhe më shumë dhe do të jenë më të rrezikshme për shëndetin e individëve.

Electronic cigaretteShkencëtarët zhvilluan një studim mbi kaviet ku u desh t’i ndanin në 2 grupe dhe njërin prej tyre e ekspozuan ndaj tymit të cigares elektronike. Ata vunë re se mushkëritë e grupit të ekspozuar nuk ishin dhe aq të pastra. Pati raste kur kavjet humbën shumë peshë dhe më pas ngordhën. Mospërballimi i infeksionit nga sistemi imunitar ishte një nga shkaktarët kryesorë të vdekjes.

Por, çfarë ka në përbërje të cigares elektronike?

Sipas një studimi të kryer, në përbërjen e cigareve elektronike vihet re prania e’ radikaleve të lira’, megjithëse janë në nivelin 1% krahasuar me cigaret reale.

Këto radikale të lira përmbajnë lëndë toksike të cilat mund të dëmtojne ADN-në ose molekulat e tjera brenda qelizave, duke çuar deri në vdekjen e tyre.

Dr. Sussan tha se ishte i habitur nga ky zbulim, duke qenë se cigaret elektronike nuk prodhojnë produkte djegëse. “Ato dëmtojnë 100 herë më pak shëndetin e njeriut sesa një cigare e vërtetë. por gjithsesi në përbërje të tyre ka një numër të konsiderueshëm radikalesh të cilat mund të dëmtojnë qelizat.

Tom Pruen, shkencëtar në Industrinë e Cigareve Elektronike, kritikoi mënyrën se si u zhvilluan kërkimet duke pretenduar se kavjet ishin ekspozuar ndaj një sasie shumë të madhe avulli.

Tom tha se kjo cigare është më pak e dëmshme për shëndetin krahasuar me një cigare të vërtetë dhe ka përmbajtje toksike më të ulët.

Dr Penny Ëoods, drejtuese ekzekutive në Fondacionin Britanik të Mushkërive, tha se “ndërsa thuhet se cigaret elektronike janë shumë më pak të dëmshme se ato realet, ky studim është një përkujtues se nevojiten studime lidhur me efektet afatgjata tek njerëzit”.

“Ndalimi i pirjes se duhanit është mënyra më efektive që dikush me probleme me mushkëritë ta ngadalësojë ecurinë e sëmundjes së vet. Çdo vit në Angli vdesin 25.000 njerëz nga pirja e duhanit dhe ndaj duhet të dihet nëse cigaret elektronike janë të sigurta për pacientët me probleme me mushkëritë që po kërkojnë ta lënë duhanin”./ BBC/ Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?