Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta mjeku anestezist-reanimator

Është ndarë nga jeta Dr. Fatmir Priftit, i cili ishte mjek anestezist-reanimator në shërbimin onkologjik.

Dr.Fatmir Prifti

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , Albana Koçiu, përmes një postimi në rrjete sociale.

Mjeku prifti ka dhënë një kontribut prej 37 vitesh në QSUT.

Postimi i ministres Koçiu:

Me trishtim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Fatmir Priftit, mjek anestezist-reanimator në shërbimin onkologjik, me një kontribut të çmuar prej 37 vitesh në QSUT. Një profesionist i përkushtuar dhe i respektuar, që do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për humanizmin dhe përkushtimin e tij.

Ngushëllime Rubenës, familjes, të afërmve dhe kolegëve.

 

Postime të ngjashme

Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti