Shëndeti mendor i adoleshentëve! Mjekët: Po shfaqin probleme me ankthin dhe psikozat vetëdëmtuese

Nisin me ankth e përfundojnë në psikoza apo sjellje vetëdëmtuese, problemet e shëndetit mendor tek adoleshentët raste e të cilëve janë rritur ne urgjencën e shërbimit të psikiatrisë.

Shpesh shenjat e para të cilat janë thirrje për ndihme anashkalohen e nuk vlerësohen nga prindërit.

“Ne mbetemi në shifra që çdo 4 persona vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në urgjencë na vijnë shume raste ne rritje me tentativa apo sjellje vetëdëmtuese”-shprehet Valbona Alikaj, mjeke psikiatrie.

Problemet e shëndetit mendor lidhen me shume faktorë ku një prej tyre konsiderohet ekspozimi i pakontrolluar ne ekranet dhe rrjete sociale.

Mjekja psikiatre për adoleshentet ndan dy momente për foshnjet dhe adoleshente. Ajo tërheqë vëmendje për prindërit qe mendojnë se e kane situatën ne kontroll pasi fëmijët janë disa hapa para tyre ne teknologji dhe disa programe i kanë të koduara

“Edhe foshnja jo ti lihet telefoni e të shikojë vetë. Dhe adoleshentët minimumi deri në 16 vjeç e maksimalja 18 vjeç të jenë të kontrolluar nga prindërit“.

Por mjekja psikiatre u kërkon prindërve te shikojnë edhe benefite zhvillimore nga rrjetet sociale edhe pse sjelljet vetëdemtuese adoleshentët i marrin i modele shpesh nga Tiktoku./tch

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës