Pse nuk duhet të bëni kurrë masazhe në Tajlandë? Mjeku zbulon rastin tronditës

Një mjek ka paralajmëruar udhëtarët të mos bëjnë masazhe të lira në Azinë Juglindore, pasi përvoja gjoja relaksuese e një turisti u shndërrua në një makth.

Dr. Joe Whittington reagoi pas publikimit të një rasti ku një grua tregoi këmbët plot gunga të dhimbshme të partnerit të saj. Gungat i ishin shfaqur pas masazhit 5 dollarësh nga një punonjëse e moshuar në një rrugicë në Tajlandë. Gjendja e lëkurës ishte shkaktuar nga inflamacioni i folikulave të flokëve.

“Kur masazhi kushton 5 dollarë, infeksioni është falas”, tha Dr Whittington në videon e tij, duke shpjeguar më pas çfarë kishte ndodhur me të riun.

Mjeku i urgjencës dyshoi se ai kishte zhvilluar një infeksion Staphylococcus aureus, i cili mund të përhapet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me një person infektiv ose sipërfaqeve të kontaminuara.

Po në fakt ishte folikuliti, i cili ndodhur kur flokulat e flokëve tuaj infektohen me një bakter si stafilokok aureus, shpjegoi Dr. Whittington.

“Kjo ndodh kur duart e ndyra, vajrat e ripërdorura ose peshqirët e papastër futin baktere në lëkurë. Dhe a e dini çfarë? Këmbët e djersitura, poret e hapura dhe masazhet nëpër rrugica janë receta perfekte.”, shtoi mjeku.

Punonjësja u pa në video duke mbajtur një maskë për fytyrën, por pavarësisht mbrojtjes, Dr. Whittington paralajmëroi se bakteret mund të përhapeshin ende nga duart e saj të zhveshura te klienti.

Mjeku i urgjencës mjekësore në SHBA tha se shumica e rasteve të zakonshme mund të trajtohen me sapun, ujë dhe kohë, por disa mund të kërkojnë ilaçe të tilla si antibiotikë për të lehtësuar simptomat dhe për të adresuar shkakun themelor.

Postime të ngjashme

Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë