Stuhia e fuqishme në vend, raportohet për dhjetëra të lënduar

I gjithë vendi është përfshirë nga stuhia këtë të shtunë, me erëra të forta dhe reshje të dendura në disa qarqe. Në Tiranë, Durrës, Vlorë e Lezhë, raportohet për dëme materiale, probleme në qarkullim, rrugë të përmbytura e mungesë energjie.

Në kryeqytet, Klan Tv raporton për disa qytetarë të lënduar, të cilët janë paraqitur në spital me dëmtime për shkak të stuhisë. Gjithashtu mësohet se të paktën 23 persona kanë shkuar për ndihmë mjekësore, e 4 prej tyre janë të shtruar.

Po sipas Klan tv, era e fortë ka rrëzuar pemë në disa zona, duke krijuar kryesisht trafik të rënduar, por edhe dëme materiale. Ndërsa në zonën e Zall Bastarit mësohet se era rrëzoi telat e korrentit në rrugë.

Postime të ngjashme

Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027