Studimi: Përdorimi i telefonit gjatë qëndrimit të tualet rrit ndjeshëm rrezikun e hemorroideve

Sot tualeti shihet si një vend shpëtimi, ku shkëputesh nga pjesa tjetër e familjes. Por, sasia e kohës që kalon në tualet është bërë një çështje mjekësore më urgjente, ndërsa njerëzit kalojnë nga leximi i librave dhe revistave fizike në shikimin pafund të videove në celulare.

Një studim i ri në PLOS One zbulon se njerëzit që kalojnë shumë kohë me celularët e tyre kanë raportuar një shkallë më të lartë të hemorroideve.

Hemorroidet janë grupe venash në rektum dhe jashtë anusit që mund të fryhen dhe të zmadhohen për shkak të presionit në rritje, gjë që mund të shkaktojë kruajtje, shqetësim, dhimbje dhe gjakderdhje.

Ky hulumtim i ri ofron prova konkrete për atë që shumë njerëz e kanë dyshuar prej kohësh: Humbja e ndjenjës së kohës në banjo kur kanë telefonat e tyre, tha Dr. Trisha Pasricha, autorja kryesore e studimit, gastroenterologe në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts dhe instruktore në Shkollën Mjekësore të Harvardit.

Postime të ngjashme

Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?