Eugena Tomini, ish-drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, merr postin e zëvendësministres së Shëndetësisë.
Tomini është mjeke infeksioniste/epidemiologe, “Doktore e shkencave” në fushën e sëmundjeve infektive dhe epidemiologji.
Edukimi: Dr.Tomini është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri. më 1998.
Specializimi: Sëmundje Infektive dhe Epidemiologji e terrenit.
2004 – 2014 – Eksperte në fushën e epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Tiranë.
2015 – 2020 – Shefe e Sektorit të Epidemiologjisë dhe Shërbimit Inteligjencës Epidemike, në Institutin e Shëndetit Publik, Tiranë.
Janar 2021- Dhjetor 2021 – Zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
2010 e në vijim– Pedagoge e Fakultetit të Mjekësisë, Universteti i Tiranës; Aktualisht pedagoge në Departamentin e Shëndetit Publik.
Publikime: Ka publikuar shumë artikuj për epidemiologjinë sëmundjet infektive në revista kombëtare dhe ndërkombëtare; si dhe bashkëautore në hartimin e udhëzuesve dhe protokolle për epidemiologjinë e terrenit, parapërgatitjen dhe përgjigjen ndaj shpërthimeve epidemike dhe emergjencave.