Kontrolli falas për moshat 40-65 vjeç vazhdon të zvarritet

Denisa Canameti

Pas rreth dy muajsh vonesë, Qendrat Shëndetësore duket se do të fillojnë të pajisen me aparaturat e nevojshme që të nisë dhe puna për të shumëpriturin kontroll shëndetësor falas për moshat 40-65 vjeç. Sot pranë Qendrës Shëndetësore të Kamzës Qendra shendetesore Kamzemësohet se kanë ardhur aparaturat e nevojshme për nisjen e check-up-it.

Sina Qerpja, punonjëse pranë kësaj qendre, flet për gazetën “Shëndet+” duke treguar se gjithçka është bërë gati për të nisur punë pas tre ditësh.

E pavarësisht entuziazmit, ende nuk dihet se si do të realizohet lajmërimi i qytetarëve që përfitojnë nga ky shërbim. Pasi deri më sot nuk është lajmëruar askush. Teksa thuhet se puna fillon pas tre ditësh, në fakt më parë duhet të bëhet lajmërimi i personave.

E përfolur prej shumë kohësh si projekti më i madh i shëndetësisë në vend për buxhetin që ka marrë, kontrolli shëndetësor falas i moshave 40-65 vjeç u tha se do të niste ditët e para të muajit janar.

Megjithëse sot data është 12 shkurt, ende nuk ka qendra që të kenë filluar këtë kontroll, pavarësisht pritshmërive të mëdha. Shumë qendra shëndetësore nuk kanë as kushtet minimale për t’u ofruar shërbim njerëzve.

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës