Bobi Kristina, vajza e këngëtares së famshme Whitney Houston, ka dhënë disa shenja jeta ndërkohë që ajo ndodhej në koma prej 10 ditësh, pasi u gjet në banjën e shtëpisë. Lajmi është publikuar fillimisht prej hallës të saj.
Familjarët e saj kishin vendosur të fiknin aparaturat që mbanin vajzën në jetë ditën kur hapi sytë.
Aktori Kevin Costner, një mik i afërt i këngëtares Whitney Houston, në një intervistë të premten e kaluar tha se shpresonte të bëhej një mrekulli për Bobi Kristina Brown, 21 vjeçe, pasi ishte e vështirë për të ta shikonte vogëlushen të shtruar në spital, në gjendje kome.
“Shpresoj që Zoti t’i hapë sytë dhe ta kthejë atë në jetë duke i dhuruar një shans të dytë”, tha aktori Kostner.
Bobbi Kristina vazhdon të luftojë për jetën e saj. Të afërmit e vajzës ndodhen gjithë kohën pranë saj duke pritur ndonjë reagim tjetër apo përmirësim të gjendjes./ Përgatiti në shqip: Elena Beta


