Pse nuk duhet ta ngrohni ushqimin për fëmijë në mikrovalë?

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) po i paralajmëron familjet të shmangin vendosjen e enëve plastike në mikrovalë dhe lavastovilje, të cilat përmbajnë kimikate të dëmshme.

Në një raport të publikuar në internet, pediatër dhe studiues zbuluan nivele në rritje të kimikateve në ngjyruesit ushqimorë, konservuesit dhe materialet e paketimit.


Diçka për të cilën prindërit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm: Ngrohja e enëve plastike në mikrovalë ose vendosja e tyre në lavastovilje me ujë shumë të nxehtë rrit mundësinë e rrjedhjes së kimikateve të rrezikshme, sipas AAP.

Enët prej qelqi ose paketimi prej çeliku inox rekomandohen si opsionet më të mira. Zgjedhja e ushqimeve të plota në vend të ushqimeve të përpunuara gjithashtu zvogëlon rrezikun e kontaminimit, ashtu si edhe larja e duarve dhe e perimeve të freskëta gjatë përgatitjes së ushqimit.

Më shumë se 10,000 aditivë të konsideruar “përgjithësisht të njohur si të sigurt” që nga vitet 1950, si dhe aditivë indirektë si ngjitësi, ngjyrat dhe plastika në paketim, janë lidhur me probleme serioze shëndetësore.
Disa nga këto probleme shëndetësore janë:

 -zhvillimi i trurit
 -obeziteti
 -autizmi
 -çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes
 -masë e kufizuar muskulore dhe forcë kockore

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) po analizon gjetjet e këtij studimi. Një zyrtar i FDA-së theksoi se ky studim tregon “siguri të arsyeshme shkencore” se aditivët që “njihen përgjithësisht si të sigurt” nuk janë të dëmshëm kur përdoren sipas udhëzimeve.
Aditivët më të rëndësishëm janë:

 bisfenole,

ftalate,
kimikate perfluoroalkile,
perklorate,
nitrate/nitrite dhe ngjyrues artificialë ushqimorë.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet