Uji i ftohtë apo i ngrohtë, cili është më efektiv për larjen e duarve

Larja e duarve me ujë të ftohtë largon të njëjtën sasi mikrobesh si larja me ujë të nxehtë, sipas një studimi amerikan.   

Studiuesit, të udhëhequr nga Profesor Donald Schaffner i Universitetit Rutgers në New Jersey, i cili e publikoi studimin në Journal of Food Protection, testuan 21 vullnetarë, duart e të cilëve ishin të ekspozuara ndaj sasive të mëdha të baktereve të padëmshme Escherichia coli.  

Pjesëmarrësit i lanë duart me ujë në temperatura të ndryshme (15, 26 dhe 38 gradë Celsius) dhe me sasi të ndryshme sapuni (gjysmë, një dhe dy ml). U zbulua se uji i nxehtë dhe i ftohtë kanë në thelb të njëjtin efektivitet kundër mikrobeve.      

Gjithashtu, nuk duket të ketë ndonjë ndryshim në varësi të sasisë së sapunit që përdoret, ndërsa edhe një larje duarsh dhjetë sekondash është mjaftueshëm efektive.

“Studimi ynë tregon se për sa i përket efektivitetit, temperatura e ujit të përdorur nuk luan një rol të rëndësishëm”, tha Schaffner.

Postime të ngjashme

Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Zhvillime të mëtejshme në dizenjimin e barnave për trajtimin e infeksioneve virale
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri