Fruthi, si përhapet dhe kush rrezikohet më shumë! Shenjat që e paralajmërojnë!

Nga Zerina Sheme – mjeke pediatre

Fruthi është një sëmundje endemike virale shumë ngjitëse (virulente) që prek kryesisht fëmijët.

Shkaktohet nga një virus i familjes së Paramyxoviridae.

Përhapet me spërklat e pështymës, nga kontakti me sendet që prek i sëmuri

Inkubacioni: rreth 10 – 14 ditë.

Specialistët venë theksin tek fakti se: edhe në periudhën e fshehtë virusi është  ngjitës për personat e pa vaksinuar.

Shenjat

🔸temperatura e lartë trupore,  zgjat nga 4 deri më 7 ditë.

🔸Në fazën fillestare ka sekrecione nga hunda, kollë fyti , sy të skuqur e të përlotur. Më pas çfaqen pika të vogla e të bardha në mukozën e gojës; (njollat KOPLIK), janë shumë përcaktuese për diagnozën.

🔸 Pas disa ditësh çfaqen puçrrat,(ekzantema) kryesisht në fytyrë dhe në pjesën e qafës. Shpejt përhapen nëpër trup, dhe në fund mbulojnë edhe pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve. Kjo zgjat 5 deri më 6 ditë, e pastaj zhduket. Si në çdo infeksion virusal puçrat janë rrafsh me lëkurën. Kanë ngjyrë rozë të ndezur.

Diagnoza

 bazohet nё shenjat klinike, në situatën epidemiologjike, analizat laboratorike dhe nё testet serologjike,

Në analizë gjaku vërehet leukopeni  (numri irruazave tё bardha tё gjakut ulet).

Komplikacionet

•Një në 20 raste me fruth zhvillon pneumoni , shkaku më i zakonshëm i vdekjes nga fruthi,

•Një në 1000 zhvillon encefalit (ënjtje dhe inflamacion të trurit) me paaftësi intelektuale të përhershme.

•  diarre e rëndë e shoqëruar me dehidrim; infeksionet e veshit, dëmtim i shikimit.

•  Trombocitopeni sekondare

Vëmendje!

 👉Gratë shtatzëna të pavaksinuara më parë, nëse preken nga ky virus në tre muajt e parë të barrës, mund të sjellë pasojë defekte të lindura në zemër, hidrocefali, abort spontan.

Nuk ekziston trajtim i posaçëm antivirusal kundër virusit të fruthit. Mjekimi është simptomatik. Qetësues të temperaturës, perfuzione, vitamina, sirupe kolle.

Profilaksia

Mbrojtja aktive kundёr fruthit bёhet me vaksinё tё cilёs i nёnshtrohen tё gjithё fёmijёt,  në moshën një vjeç.

Vaksinimi kundёr fruthit në Shqipëri bёhet me njё dozё prej 0.5 ml tё vaksinёs sё dobёsuar e cila jepet me rrugё subkutane (nёnlёkurё) nё pjesёn e pasme tё krahut si vaksinë e kombinuar Fruth+Shyta+Rubeola

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit